GazetaMax
Lajme

Jusufi: Fitorja e madhe Frontit Europian, nis nga Tetova

Shefi i shtabit zgjedhorë në Tetovë, Xhemail Jusufi në hapjen e fushatës zgjedhore në Tetovë ka theksuar ae fitorja e madhe e “Frontit për Evropë” fillon nga Tetova.

Të nderuar të pranishëm, Të nderuar shefa të shtabeve, Kryetarë të Këshillave vendorë, Anëtarë të Forumit rinor, Ju zonja të nderuara, Shumë të respektuar aktivistë, I nderuari z. Faton Ahmeti!

Sonte jemi tubuar jo për të filluar, sepse ne rrugën e fitores tone të madhe e kemi nisur qëmoti, por si parti serioze që jemi, si subjekt që respekton rregullat e Kodin zgjedhor, sonte ne këtu e shpallim zyrtarisht fillimin e fushatës për Zgjedhjet presidenciale e parlamentare 2024! Ne i kemi ndërmarë të gjitha maset dhe kemi bërë të gjitha veprimet që dega e Tetovës e Bashkimit demokratik për integrim si gjithmonë të jetë modeli që duhet ta ndjekin të gjitha strukturat e partisë sonë.

Ne tashmë i kemi formuar të gjitha shtabet nëpër çdo këshill vendor të Degës sonë. Kemi vizituar çdo lagje, lokalitet e vendbanim të Tetovës. Kemi kontaktuar drejpërdrejtë thuajse çdo aktivist të BDI-së dhe mund të deklaroj këtu para jush se ne jemi gati, ne jemi organizuar e mobilizuar si asnjëherë më parë dhe në këtë betejë politike do dalim fitimtarë.

Do dalim fitimtarë sepse ne, më shumë punojmë e më pak flasim, ne ngado që shkojmë dhe me cilindo që takohemi shpalosim platformën tonë, programin tonë zgjedhor, vizionin tonë për ardhmërinë evropiane të vendit tonë e nuk merremi me të tjerët, nuk përgojojmë e nuk shajmë, nuk hapim hendeqe mes shqiptarëve por ndërtojmë ura bashkëpunimi e komunikimi…

Për këtë arsye ne jemi të mirëpritur gjithkund e gjithandej.

Shumë të respektuar të pranishëm, Bashkimi demokratik për integrim në këto zgjedhje hyn me projektin mbase më të madh deri tani: Fronti evropian! Kjo është oferta jonë, vizioni ynë, angazhimi ynë. Për herë të parë në garat zgjedhore ne arrijtëm t’i bëjmë bashkë të gjithë ata që janë për paqe, përparim, zhvillim, bashkim e standarte evropiane. Kjo, zatën është vizioni ynë, ëndrra jonë: të bashkuar në familjen e madhe të kontinentit të vjetër. Prandaj, ne,Shtabi i degës së Tetovës i kemi marrë parasysh të gjitha aspektet e organizimit, zhvillimit dhe realizimit të një fushate pozitive, afirmative, afruese por edhe konkurruese, sepse ne jemi më të mirët, më të organizuarit, më të përgjegjshmit, më këmbëngulësit dhe mbi të gjitha fitmtarë si gjithmonë!

Më lejoni në emrin tuaj dhe të Shtabit të BDI-së dega Tetovë ta shpall formalisht të hapur fushatën për Zgjedhje presidenciale e parlamentare 2024. Na prift e mbara!

Related posts

Dita e hënë (25 prilli) ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Gazetamax.mk

Studiuesit ngrenë alarmin: Plastika në oqeane mund të trefishohet deri në vitin 2040

Gazetamax.mk

Nikolovski nga Tirana: Vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin me Shqipërinë

Gazetamax.mk