GazetaMax
Kuriozitete

Juventus është skuadra favorite për Grimaldo

Skuadra e Juventus po vazhdon të kërkojë një mbrojtës për krahun e majtë të mbrojtjes.
‘Zonja e Vjetër’ po përgatitet të ndajë rrugët me Alex Sandro në fund të këtij sezoni dhe tashmë janë në kërkim të një zëvendësuesi për brazilianin.
Mbrojtësi i Benfica, Alex Grimaldo është lojtari që po pëlqehet më shumë nga ‘Biankoneri’.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Juve shihet edhe si skuadër favorite për të marrë shërbimet e tij.
27-vjeçari do të jetë në monitorim edhe nga Barcelona, që po ashtu interesohej për të verën e kaluar.
Mbetet të shihet se çfarë oferte do të ketë Juventusi për kartonin e Grimaldo dhe nëse ky operacion do të finalizohet deri në fund.

Related posts

Pas fitimeve rekord, Man City pritet t’i bëjë disa transferimeve të çmendura në janar dhe verë

Gazeta Max

Fazliji te St.Pauli – mungojnë vetëm testet mjekësore

Gazeta Max

Kosovare Asllani Shënon Dy Gola Në Debutimin E Saj Te Milani

Gazeta Max