GazetaMax
Ballina

Kallajxhiev: Gjykata ka të drejtë në rastin M-NAV, Prokuroria ka gabuar!

Profesori Universitar, Gordan Kallajxhiev në një prononcim për RTVM1 është shprehur se Gjykata ka të drejtë për vendimin e marrur për rastin M-NAV dhe se sipas tij Prokuroria ka gabuar.
“Sa keq që gjithçka ndodhi në kullë, por mund të ishte kudo. Pozitive është që gjykata i është drejtuar publikut para vendimeve të Këshillit Penal për të sqaruar vendimin e saj, ndaj nuk duhet lejuar ndikimi mbi gjyqësinë lidhur më këtë rast”, tha profesori.
Kallajxhiev, ka theksuar se dhuna e përmendur në këtë rast nuk ka pasur për qëllim rrezikimin e sigurisë në trafikun ajror.
“Synimi i sulmuesve kishte për qëllim dhunën “e zakonshme”, që natyrisht është në kontekstin e njohur të një shteti të kapur shumë serioz, por gjykata kishte të drejtë për mendimin tim që dhuna nuk kishte për qëllim rrezikimin e sigurisë së trafikut ajror”, ka deklaruar profesori Kallajxhiev.
Kujtojmë se në një vendim të fundit, Gjykata penale ka shpallur se nuk ka prova të mjaftueshme për të caktuar masën e paraburgimit për katër të dyshuarit në lidhje me depërtimin në kullën e kontrollit M-NAV.
Gjykata theksoi mungesën e provave për lëndime serioze, vdekje, apo shkatërrim të pajisjeve në aeroportin për trafik ajror ndërkombëtar.

Related posts

Drejtori Halili nga Sarajeva: Transformimi digjital është hap i pashmangshëm për ndërmarrjet që duan të mbeten konkurruese dhe të pushtojnë tregjet

Gazetamax.mk

Gazetari Nevrij Ademi krahason kabinetin e kryeministrit të parë shqiptar me atë të Ismail Qemalit

Gazetamax.mk

Bekteshi: Kompanitë ushqimore që përdorin energji elektrike të subvencionuar nuk ulën çmimet, do të propozojmë heqjen e masës

Gazetamax.mk