GazetaMax
Lajme

Kallëzim penal kundër ish kryetarit të komunës në Shkup

Shkup, 14 dhjetor – SPB Shkup-Njësiti për Kriminalitet Ekonomik dhe Kompjuterik parashtroi kallëzim penal kundër J.P. (53) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit”.

I denoncuari, në cilësinë e personit të autorizuar-kryetar i komunës, në intervalin kohor nga viti 2011 deri më vitin 2015 në më shumë raste e ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare me tejkalimin e autorizimeve të tija zyrtare dhe ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për prokurime publike. Në vitet 2011, 2012 dhe 2013 ka sjell tre Vendime për Prokurime publike për servisimin e harduerit, soutferit dhe rrjetit në shumë të përgjithshme prej 802.400,00 denarë, por edhe përveç kësaj është furnizuar dhe ka paguar mallra dhe shërbime në shumë prej 184.192 denarë më shumë nga mjetet e parapara e të hollave në Buxhet dhe jashtë Vendimit të sjell për prokurime publike për servisimin e harduerit, soutferit dhe rrjetit. Poashtu, i denoncuari gjatë vitit 2014 ka sjell Vendim për prokurime publike të pjesëve për automjete dhe mirëmbajtjen dhe riparimin, por edhe përveç kësaj ai përsëri është furnizuar dhe ka paguar mallra në shumë prej 25.623 denarë më shumë nga mjetet në të holla të parapara për këtë çështje dhe jashtë Vendimit të sjell nga ana e tij.

Poashtu, i denoncuari për periudhën e lartpërmendur me operatorin ekonomik ka kryer dhe ka paguar prokurimin e mallrave dhe shërbimeve në shumë prej 440.781 denarëve edhe pse ka pasur njohuri se mallrat dhe shërbimet assesi nuk janë lëndë të Marrëveshjes për prokurime publike, derisa me operator tjetër ekonomik ka realizuar dhe ka paguar për mallra dhe shërbime në shumë prej 200.491 denarë edhe pse ka pasur njohuri se mallrat dhe shërbimet e paguara assesi nuk janë lëndë e prokurimeve publike të realizuara të Marrëveshjes së lidhur për prokurime publike.

Related posts

Taravari pritet nga Taulant Balla dhe grupi parlamentarë i PS

Gazetamax.mk

Kabineti qeveritar nën llupën financiare, në Qershor dorëzojnë raport se sa kanë shpenzuar

Gazetamax.mk

MPB-ja gjatët vitit 2022 ka realizuar 100% buxhetin e saj

Gazetamax.mk