GazetaMax
Lajme

Kallëzim penal kundër nëpunësve të policisë për malltretim gjatë kryerës së detyrës

Shkup, 19 prill – Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale deri te Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dorëzuar kallëzim penal kundër punonjësve të policisë E.S., E.SH. dhe M.R, të gjithë nga SPB Strumicë, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “maltretim në kryerjen e detyrës.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, të raportuarit, në cilësi të nëpunësve të policisë, më 6 mars të këtij viti në rrugën “Bllagoj Jnakov Muçeto” në Strumicë, gjatë kryerjes së veprime zyrtare kanë përdorë forcë fizike dhe kanosje ndaj K.H.

“Kundër nëpunësve të policisë do të ngrihet edhe procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore”, paralajmëroi MPB-ja. /Zhurnal.mk

Related posts

Universiteti i Tetovës mori pjesë në bienalen pranverore të aleancës universitare

Gazeta Max

Péter Szijjártó: Ukraina nuk mund të anëtarësohet në BE përpara vendeve të Ballkanit Perëndimor

Gazeta Max

Për digjitalizim të librave amë janë shpenzuar 8.5 milionë euro, shërbimi ndaj qytetarëve zero

Gazeta Max