GazetaMax
Lajme

Karnevali “Golden Eagle”, policia bënë të ditur se morën pjesë rreth 76 mijë persona dhe nuk u shënua asnjë incident

Për tre ditë dhe tre netë radhazi Suhareka ka qenë nikoqire e karnevalit “Golden Eagle” ku kanë performuar artistë nga vende të ndryshme të botës.

Lidhur me mbarëvajtjen dhe sigurinë e pjesëmarrësve në këtë festë, tashmë tradicionale është përkujdesur Policia e Kosovës.Përmes një shkrese nga ky institucion bëhet e ditur se në këtë manifestimin kanë marr pjesë rreth 76 mijë persona brenda këtyre tre ditëve dhe nuk është regjistruar asnjë incident.

Njësitë policore përkundër angazhimeve shtesë me staf policor adekuat për ofrimin e sigurisë nuk kanë evidentuar ndonje incident i cili ka rrezikuar sigurinë.Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për mirësjellje që kanë treguar gjatë këtij manifestimi kulturor dhe rithekson se mbetet e përkushtuar në shërbim të qytetarëve.

Related posts

Ali Ahmeti: Për 20 vite kemi realizuar synimet e gjeneratave që kishin punuar para nesh

Gazeta Max

U shënua Dita ndërkombëtare e paqes: Paqja është çelësi për lirinë

Gazeta Max

20 mijë euro kredi për barnat që s’i siguron shteti

Gazeta Max