GazetaMax
Lifestyle

Dëgjojeni ” Malli për nanën” projekti më i ri nga Manuel Ukaj

Një këngë malli por nga ai malli që të këput shpirtin kur bëhet fjalë për nënën. Ky është projekti më i ri muzikor ardhur nga këngëtari nga Gjakova Manuel Ukaj. Besoj se që nga mbiemri e kuptuat se bëhet fjalë për një familje të njohur të rapsodit të ndjerë tashmë Martin Ukaj, e Manueli është nipi i tij që e ka trashëguar muzikën, ndërsa Martini ishte vëllau i të madhit Agustin Ukaj. Kënga më e re e Manuelit quhet ” Malli për nanën” ku muzika dhe teksti është punuar nga Besim Avdyli, orkestrimi nga Sami Hoxha dhe videoklipi përshtatur bukur temës nga NK Sound Video nga Naim Kleçka. Kjo është kënga e katërt nga ai, ndërsa mësojmë se Manueli është i angazhuar dhe i kërkuat në gëzime familjare kudo në Kosovë dhe në Diasporë. Ndoshta e keni pranë nënën apo ndoshta e keni larg me kilometra ose lart në qiell e shuani mallin për të duke e dëgjuar këngën në linkun më poshtë.

Related posts

Mbeti pa punë, në këtë gjendej shfaqet Kaltrina kur del për kafe

Gazetamax.mk

Njihuni me talentin Daku dhe hitin e tij “Kylie”

Gazetamax.mk

Cilat janë dy erëzat që shkrijnë kilogramët e tepërt

Gazetamax.mk