GazetaMax
Lajme

Karvani ekonomiko-diplomatik në Rajonin Planor Jugperëndimor

Shkup, 15 prill – Në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Byrosë për Zhvillim Rajonal, do të realizohet karvani i diplomacisë ekonomike në Rajonin Planor Jugperëndimor (RPJP). Karvani, i cili është i pari i këtij lloji, ka për qëllim që t’i prezantojë dhe promovojë potencialet ekonomike të kompanive vendore dhe t’i njoftojë përfaqësuesit e korit diplomatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut me mundësitë për investime në RPJP.

Agjenda e karvanit ekonomik-diplomatik parasheh aktivitete në tri qendrat më të mëdha ekonomike në RPJP – komunën e Kërçovës, të Ohrit dhe të Strugës, ku ndodhet edhe selia e Qendrës për Zhvillim të rajonit.

Ngjarja kryesore e Karvanit që do të mbahet në Strugë, në hotel “Izgrev”, ku është planifikuar të nënshkruhet Memorandum të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Byrosë për Zhvillim Rajonal dhe do të mbahen prezantime të kompanive vendore të orientuara drejt eksportit.

Pas nënshkrimit të Memorandumit janë paraparë deklarata të zëvendësministres së Punëve të Jashtme, Fatmire Isaki, drejtorit të Byrosë për Zhvillim Rajonal, Ramiz Rexhepi dhe Ramiz Merko, kryetar i Komunës së Strugës dhe kryetar i Këshillit Zhvillimor të RPJP-së.

Related posts

Imeri: Femra duhet të ketë guxim dhe të luftoj për pozitën e saj

Gazeta Max

Forumi Shqiptar:”Humbësit politikë po përpiqen të tërheqin në humnerë të gjithë ata që shprehin dëshirën për përparim”

Gazeta Max

Izet Mexhiti: Taravari nesër tregon se a e ka mbyllur shtegun e bisedimeve me BDI-në ose JO

Gazeta Max