GazetaMax
Lajme

Karvani i Bujar Osmanit zbarkon në Studeniçan: Të planifikojnë të ardhmen këtu e jo në mërgim!

Karvani i Frontit Europian i prirë nga kandidati për President të shtetit, Bujar Osmani, ka zbarkuar sot në Komunën e Studeniçanit. Në Batincë, Moranë, Koliçan i Poshtëm. Kandidati për President ka takuar qytetarët e kësaj ane dhe prej afër është njoftuar me shqetësimet dhe problemet që kanë.

“Më vjen mirë që jemi bërë bashkë të gjitha komunitetet. Krenar që gjenerata ime po e pret këtë Front të madh të të gjitha komuniteteve. Çështja tjetër, ndoshta ju duket larg, por besoni se nuk ka mënyrë tjetër për standard më të mirë, përvec se të anëtarësohemi në BE”, deklaroi Osmani.

Para banorëve të Komunës së Studeniçanit Osmani kërkoi mbështetjen e tyre për të vazhduar misionin për anëtarësimin e vendit në BE.

“Me përulësinë më të madhe, si njeri i juaji, si njeri që i ka kaluar këto rrugë, ju kërkoj mbështetjen tuaj që, në rolin e Presidentit, të vazhdoj atë që e kam nisur si Ministër i Jashtëm, si Zëvendëskryeministër, që deri në 2030-tën secili nga ju të ketë pasaportën europiane, të ketë jetë europiane dhe fëmijët tuaj ta planifikojnë të ardhmen këtu e jo në mërgim”, përfundoi Osmani.

Related posts

ZZHTI ka vendosur standardet ndërkombëtare ISO për luftën kundër korrupsionit dhe cilësinë e punës

Gazeta Max

Internet i shpejtë dhe i sigurt, sateliti i Elon Musk vendoset mbi Maqedoninë e Veriut

Gazeta Max

UT për maturantët e Tetovës organizoi turnir në disiplina të ndryshme sportive

Gazeta Max