GazetaMax
BALLINA

Llukarevska: DAP konstatoi se disa kompani nuk po e respektojnë vendimin e Qeverisë

Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Sanja Llukarevska, ka deklaruar se në punën e deritanishme të DAP-it është përcaktuar se produktet bazë nuk janë lënë në shkallën “G” nga disa kompani në të cilën është dashur të vihen. Sipas saj, te disa njësi të caktuara afariste është konstatuar se ajo që do të thotë produkt kryesor dhe është pjesë e vendimit të Qeverisë, nuk respektohet plotësisht.

Ajo në emisionin “Top Tema” në TV Telma, theksoi se, në pajtim me atë që e kanë përcaktuar nga kontrollet terrenore në dy ditët e kaluara, konsiderojnë se në interes të qytetarëve dhe në interes të asaj që do të thotë ruajtje e standardit, DAP e ka për obligim, edhe profesional edhe moral të veprojë.

Drejtoresha e DAP-it informoi se mbi 300 inspektorë dhe kontrollorë të DAP-it për momentin janë në të gjitha degët e marketeve KAM, për shkak të parregullsive përkatëse.

“Për obligues tatimorë të tillë të mëdhenj është e pakontestueshme se do të duhet të respektohen obligimet ligjore. Kemi marrë edhe njohuri të tjera përkatëse në pjesën e punës, kështu që do të ishte më e përshtatshme ta bëjmë këtë kontroll të përgjithshëm, t’i marrim të gjitha dokumentet të cilat janë të nevojshme për ne dhe të shohim nëse do të ketë dallim midis asaj që do të thotë punë materiale dhe financiare, me atë që do të thotë evidencë e kontabilitetit, të cilën e ka obliguesi tatimor përkatës. Kemi marrë një numër të madh ankesash nga konsumatorët, gjegjësisht qytetarët”, theksoi Llukarevska.

Ajo potencoi se nën llupë janë 84 objekte të marketeve KAM në mbarë shtetin.

Në emisionin e njëjtë drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska Dimoska, deklaroi se deri më tani më së shumti kontrolle janë bërë për shitjen e vajit, bukës dhe miellit, artikuj tek të cilat marzhi është zero dhe çmimi i shitjes duhet të jetë i barabartë me çmimin e furnizimit.

“Nga fillimi i vendimit, nga 1 marsi e deri më sot kemi kryer mbi 600 mbikëqyrje. Në bazë të këtyre mbikëqyrjeve ne kemi konstatuar parregullsi në 44 subjekte, pas së cilës janë shqiptuar urdhërpagesa për kundërvajtje në vlerë të përgjithshme prej 194.060 euro. Vetëm në lidhje me mosrespektimin e vendimit për çmime janë shqiptuar urdhërpagesa në vlerë prej 144.360 euro, 36.400 euro janë shqiptuar për shkak të sjelljes së pandershme në treg dhe kushtëzimit gjatë blerjes”, potencoi Simeska Dimoska.

Ajo shpjegoi se gjobat prej 36.400 euro janë për tregtarët tek të cilët u konstatua se produkte të caktuara ruheshin në depo dhe nuk vendoseshin në rafte, në pritje të çmimeve të reja më të larta të shitjes.

Related posts

Grubi dhe Kovaçevski i urojnë fat kombëtares para nisjes (Video)

e-max

KSHZ do ta bëjë shortin për radhitjen në listën me kandidatë për deputetë

e-max

Drejtori Halili në Podgoricë takon kryeministrin Abazoviq

e-max