GazetaMax
Lajme

Kasami takon Taravarin: Problematikat gjithmonë duhet të diskutohen me të tjerët, si rrugë për të marr zgjidhje

Tetovë, 26 Maj – Problematikat gjithmonë duhet të diskutohen me të tjerët, si rrugë për të marr zgjidhje. Në një ambient të hapur, mes qytetarëve, së bashku me drejtorin e Odës Ekonomike të RMV-së, drejtorin e Zonës së Lirë Ekonomike të Tetovës, kryetarin e Komunës së Gostivarit, sekretarin e UEJL-së si dhe me biznesmen vendor diskutuam mbi kapacitetet dhe mundësitë tona institucionale.

Nën organizim të iCan, me moto “Business coffee event”.Kornizë e bashkëbisedimit të sotëm ishte tërheqja e investitorëve të rinj në vendet tona, si mundësi për përmirësimin e jetesës së qytetarëve duke krijuar vende të reja pune.

Gjithashtu, theksova edhe nevojën për komunikim të vazhdueshëm mes palëve në rrafshin lokal.Përpjekjet tona do të jenë të vazhdueshme me veprime konkrete, sepse e ardhmja ju takon qytetarëve!

https://www.facebook.com/photo?fbid=549760876519896&set=pcb.549762116519772

Related posts

Bashkëjetesa mes personave të gjinisë së njëjtë, nuk ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës

Gazeta Max

Sekretari i NATO-s flet për pasojat në rast se Rusia i përdor armët kimike

Gazeta Max

Përplasje mes pushtetit dhe opozitës për kaosin në Shkup

Gazeta Max