GazetaMax
Lajme

Ministria e Kulturës shkurton shpenzimet

Shkup, 26 maj – Me rishikimin e Buxhetit, në Ministrinë e Kulturës do të ketë vetëm shkurtime të shpenzimeve joproduktive, të cilat nuk do të rrezikojnë mbajtjen e aktiviteteve kulturore.

Kështu ka deklaruar ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevka në bisedë me gazetarët.

“Ne tashmë kemi bërë shkurtime të caktuara në Ministrinë e Kulturës që të shkurtojmë nga ne si Ministri, që të mos pësojnë ngjarjet tjera kulturore që financohen nga Programi vjetor. Shkurtimet nuk do të ndikojnë në ngjarjet kulturore dhe në nivelin kulturor që kemi. Tani për tani investimet kapitale do të vazhdojnë, duhet të investohet edhe në paga më të larta, por edhe në objektet kulturore ku punonjësit e kulturës duhet të punojnë dhe funksionojnë”, tha ministrja Kostadinovska Stojçevka.

Related posts

Një bregdet me histori, kur Cezari zbarkoi në Green Coast

Gazeta Max

Fronti Europian të dielën mblidhet në Tetovë, ja detajet

Gazeta Max

Sistemi TIMS në Kapshticë dhe Qafë Thanë me probleme

Gazeta Max