GazetaMax
Sport

Katari do të jetë nikoqir i Kupës së Azisë 2023

Turneu i futbollit të Kupës së Azisë 2023 do të mbahet në Katar të Emirateve të Bashkuara Arabe, ka njoftuar Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC), pasi Kina u tërhoq në fillim të këtij viti për shkak të politikës së saj “zero-COVID”.
Kupa e Azisë mbahet çdo katër vjet. Katari fitoi edicionin e fundit të turneut, i cili u organizua nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2019.
Kjo është hera e tretë që Katari do të jetë nikoqir i turneut, pasi e ka organizuar atë në vitin 1988 dhe përsëri në vitin 2011, shkruan Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.
Në qershor 2019, Kina u emërua mikpritëse për ngjarjen e vitit 2023, por ata u tërhoqën në maj të këtij viti, duke e lënë AFC-në të përpiqet të gjejë një mikpritës të ri për turneun e saj kryesor të futbollit me 24 ekipe për meshkuj.
Koreja e Jugut dhe Indonezia ishin dy vendet e tjera në garë pas tërheqjes së Kinës, por Katari mori miratimin të hënën.
Katari do të presë Kupën e Botës 2022, e cila fillon më 20 nëntor. Kupa e Botës, e mbajtur zakonisht në verën e hemisferës veriore, u zhvendos në nëntor dhe dhjetor për shkak të nxehtësisë ekstreme në Katar gjatë qershorit dhe korrikut.
Vendi i Gjirit ka ndërtuar shtatë stadiume të reja dhe ka përmirësuar një tjetër rreth kryeqytetit Doha për të pritur Kupën e Botës me 32 ekipe.
Nuk janë bërë të ditura ende datat për Kupën e Azisë 2023 nga FSHF.
Shefi i AFC-së, Sheikh Salman bin Ebrahim Al Khalifa përshëndeti “infrastrukturën e klasit botëror dhe aftësitë e pakrahasueshme të pritjes” të Katarit dhe tha se vendi është gati të organizojë ngjarjen pavarësisht nga koha e shkurtër e përgatitjes.
“Duke pasur parasysh kohën e shkurtër të përgatitjes, ne e dimë se puna e vështirë fillon menjëherë, por me infrastrukturën e tyre ekzistuese të klasit botëror dhe aftësitë e pakrahasueshme të pritjes, ne jemi të sigurt se Katari do të organizojë një spektakël të denjë që i përshtatet prestigjit dhe staturës së xhevahirit të kurorës së Azisë”,, tha ai në një deklaratë.

Related posts

Florian Marku fiton titullin WBC Silver

Gazetamax.mk

Joshua “thumbon” Usyk: Grushtues i mirë lind, nuk bëhesh

Gazetamax.mk

Qeveria nuk i detyron krerët e Premier League për t’i shtyrë ndeshjet e vikendit

Gazetamax.mk