GazetaMax
Ballina

Këshilli Koordinues i Diasporës thotë se zgjedhja e Talat Xhaferit është shumë e rëndësishme për shqiptarët

Këshilli Koordinues i Diasporës ka përshëndetur zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Ky këshill thotë se zgjedhja e Xhaferit si kryeministër rikonfirmon faktin e padiskutuar se shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit, raporton Zeri.info.

“Zgjedhja historike e zotit Talat Xhaferi në krye të qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut rikonfirmon faktin e padiskutuar se shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit, se dinë e munden të bashkëpunojnë në mënyrë harmonike ndëretnike si dhe evidenton kontributin e jashtëzakonshëm në integrimin e Maqedonisë së Veriut në familjen evropiane”, thuhet ndër tjera.

Këshilli Koordinues i Diasporës i urojnë shumë suksese kryeministrit Talat Xhaferit. /Zëri

Related posts

Nora nuk përmbahet, kështu provokon edhe në moshën 36 vjeçare!

Gazeta Max

Gjërat që nuk duhen bërë në mëngjes!

Gazeta Max

Adrienne Hauser me elegancë në piano kulmon në ritme hungareze

Gazeta Max