GazetaMax
Lajme

Këshilltari i ASH-së, Bastri Rexhepi kërkon transparencë për shpenzimet e fondeve në Komunën e Likovës gjatë muajit të Ramazanit

Këshilltari komunal nga Aleanca për Shqiptarët në Komunën e Likovës, Bastri Rexhepi, ka ngritur një sërë pyetjesh për Kryetarin e Komunës, Erkan Arifi duke vënë në pikëpyetje shpenzimet dhe transparencën institucionale gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në një reagim publik, Rexhepi ka kërkuar sqarime mbi financimin e iftareve të organizuara nga Komuna, duke theksuar nevojën për transparencë. “A mund të dimë ne, si taksapagues, se me çfarë fondesh janë financuar këto iftare të njëpasnjëshme? Transparenca është thelbësore, sepse aty ku mungon, lindin dyshime për keqpërdorim të mjeteve publike,” ka theksuar Rexhepi.

Gjithashtu, Rexhepi ka ngritur shqetësimin për shpërndarjen e informatave të pasakta nëpër xhami lidhur me regjistrimin për ujësjellësin, i cili ende nuk është funksional. Sipas tij, qytetarët janë të zhgënjyer nga premtimet e parealizuara, ndërsa tani, sipas tij, po përdoren institucionet fetare për të mashtruar mbi këtë çështje.

Një tjetër kritikë e Rexhepit ka qenë ndaj shpërndarjes së ndihmave humanitare nga Kryetari i Komunës, Erkan Arifi duke e cilësuar këtë si keqpërdorim të dinjitetit të qytetarëve për përfitime politike. “A nuk do të ishte më e ndershme që në vend të këtyre skenave të siguronte vende pune dhe një jetë dinjitoze për bashkëvendasit tanë?”, ka pyetur Rexhepi.

Në fund të reagimit, Rexhepi ka theksuar se “nuk ka gjë më të ulët sesa të përdorësh Ramazanin dhe fenë për poena politik”, duke i bërë thirrje për më shumë përgjegjësi dhe transparencë nga institucionet komunale.

Related posts

277 raste të reja me Covid 19

Gazeta Max

Moti sot i ngrohtë me temperatura deri 28 gradë

Gazeta Max

Ademi priti në takim ekipin e Institutit të UNESCO-s

Gazeta Max