Shkup, 28 maj – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, me të reshura lokale të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende proceset do të jenë në formë të motit të keq me të reshura intensive të shiut, zbrazje të fuqishme elektrike, erë të fuqishme me shpejtësi prej 70 kilometrave në orë dhe paraqitje të breshërit, informojë nga DPHM.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 17 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 25 deri 32 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 7.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe jostabil me të reshura të mëdha, bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperatura minimale do të ulet deri 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 28 gradë Celsius.
Nën ndikimin e lagështisë dhe masës jostabile, edhe nesër moti do të jetë jostabil me të reshura të mëdha të shiut, bubullimë dhe erë të përforcuar.