GazetaMax
Ballina

Këto janë simptomat e kancerit të mushkërive

A e dini se kanceri i mushkërive është një nga llojet më të zakonshme të kancerit në mesin e meshkujve dhe femrave në mbarë botën? 1 në 14 meshkuj dhe femra diagnostifikohen me kancer të mushkërive në jetën e tyre, dhe në ShBA, kanceri i mushkërive tejkalon kancerin e gjirit si shkaku më i zakonshëm i vdekjeve tek femrat.

Ka një numër faktorësh të rrezikshëm që duhet të përpiqeni t’i shmangni, të tilla si pirja e duhanit, ekspozimi ndaj tymit të dorës së dytë të duhanit, ndotja e ajrit, gazi i radonit dhe faktorë të tjerë. Ndonjëherë, kjo sëmundje është e trashëguar, që do të thotë se nuk mund të bëni shumë për ta shmangur atë.

Por, ka disa shenja të qarta të cilat mund të ju tregojnë se jeni në fazën e zhvillimit të kancerit në mushkëri – të cilat nuk duhet t’i injoroni.

Ja shenjat:

1. Kolla e vazhdueshme është zakonisht shenja e parë. Me një ftohje, kolla juaj do të vazhdojë edhe për disa javë të tjera, por në qoftë se kjo vazhdon edhe më gjatë, shkoni tek mjeku. Nëse pini duhan, të paturit e një kolle kronike ose një ndryshim në mënyrën se si kolliteni, si për shembull një kollë të thellë, kollitje të shpeshtë, ose pështymë me gjak, është shenjë e kancerit.
2. Zënia e frymëmarrjes kur jeni duke bërë diçka që në të kaluarën e keni bërë lehtësisht është gjithashtu një shenjë e kancerit të mushkërive. Kjo ndodh kur tumoret bllokojnë ose ngushtojnë rrugët e frymëmarrjes.
3. Dhimbje gjoksi në supe ose prapa, gjithashtu edhe dhimbje të kockave, mund të jetë një shenjë e kancerit gjithashtu. Mos e injoroni atë nëse nuk largohet për një kohë të shkurtër.
4. Ndjeni gërhitje që vjen nga mushkëritë gjatë frymëmarrjes? Mund të jetë astmë ose alergji, por gjithsesi shkoni tek mjeku.
5. Ndryshime në zë, sikur papritmas jeni bërë me zë më të thellë ose të hollë mund të jetë vetëm ftohje, por prapë takoni mjekun nëse kjo vazhdon.
6. Infeksione të shpeshta në gjoks si bronkit apo pneumoni që nuk largohet mund të jetë një tjetër shenjë e shëndetit të përgjithshëm të dobët të mushkërive, apo kancerit.
7. Humbje peshe, lodhje, humbje oreksi dhe dobësi janë simptoma jo-specifike të përgjithshme, por secili prej tyre, kur ndodhin vazhdimisht, mund të jenë shenjë e kancerit.

Përveç këtyre, ka disa gjëra që mund të bëni për t’i reduktuar mundësitë që të prekeni nga një kancer:
1. Nëse pini duhan, lëreni. Nëse nuk pini, mos filloni të pini asnjëherë.
2. Testoni shtëpinë tuaj për radon.
3. Merrni disa masa paraprake për t’u mos ekspozuar ndaj baktereve në punë.
4. Ushtrohuni, hani mirë dhe qëndroni aktiv.

Related posts

Ofertë/ Fat-Lum Plast në Shkup, ofron dritare të kualitetit të lartë

Gazetamax.mk

Modelja Françeska Rustem shkëlqen si moderatore në “Netët e klipit shqiptar”

Gazetamax.mk

Ritmi me të cilin ecni tregon rrezikun për sëmundje serioze

Gazetamax.mk