GazetaMax
Sport

Ja ku po ushtrojnë Shaqiri, Xhaka e Zeqiri për ndeshjen kundër Kosovës

Futbollistët kosovarë janë bërë pjesë e “Helvetikëve” në grumbullimin e Marbellas. Shaqiri e bëri udhëtimin më të gjatë në karrierë, kurse Xhaka nuk ushtroi në ditën e parë pasi ishte i sëmurë.
Kombëtarja e Zvicrës është grumbulluar për ndeshjet e këtij muaji me Anglinë dhe me Kosovën.
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka i janë bashkuar ekipit “Helvetik” në përgatitjet që po i zhvillon në Marbella.
Shaqiri madje e ka bërë udhëtimin më të gjatë në karrierë, nga Chicago në Spanjë për ndeshjen me Kosovën.
Ai iu bashkua mbrëmë skuadrës së drejtuar nga selektori Murat Yakin, shkruan Express.
Ndërsa, Xhaka nuk ka ushtruar në ditën e parë pasi ishte i sëmurë, e i është bashkuar ekipit sot.

Trajneri Yakin, miqësoret e marsit i konsideron si të rëndësishme për t’u përgatitur për Ligën e Kombeve, e cila fillon pas pak muajsh.
Ai e sheh lojën me Kosovën si speciale, pasi do të ketë përballje në mes shqiptarësh.
Zvicra do ta zhvillojë miqësoren e parë më 26 mars në “Wembley” të Londrës kundër Anglisë.

E tri ditë më pas e pret Kosovën në Zurich.
Krahas Shaqirit e Xhakës, te Zvicra është ftuar edhe futbollisti tjetër kosovar, Andi Zeqiri.

Related posts

Lionel Messi paralajmëron pensionimin?

Gazetamax.mk

Qeveria nuk i detyron krerët e Premier League për t’i shtyrë ndeshjet e vikendit

Gazetamax.mk

Inter- Lukaku, vjen lajmi i madh

Gazetamax.mk