Në një atmosferë të ngrohtë dhe entuziaste, përfaqësues të koalicionit AKI zhvilluan një takim me banorët e Reçicës së Vogël, një vend simbolik për kauzën e tyre politike dhe qytetare.
Në këtë tubim, ku u theksua bashkimi dhe qëndresa, Adem Avziu, një nga zërat kryesorë të koalicionit, theksoi lidhjen e thellë emocionale dhe historike me këtë vend:
“Kjo është Reçica e Vogël me zemër të madhe! Këtu jemi lind, këtu jemi rrit, çdo ditë e kalojmë bashkë. Këto jemi ne – të bashkuar, unik dhe gjithmonë në anën e drejtë!”
Ai bëri thirrje për një fushatë të ndershme, fer dhe dinjitoze, duke vendosur në qendër vlerat dhe dinjitetin e qytetarëve, si themel i një Tetove që ndërtohet mbi parime dhe jo mbi interesa.
“Tetova jonë nuk shitet e as blihet! Me 19 Tetor, nga këtu, e japim mesazhin e qartë – bashkimi ynë është forca që kthen dinjitetin dhe ndërton të ardhmen”, theksoi Avziu, duke marrë mbështetjen e plotë të të pranishmëve.
Ky takim shënon vazhdimin e mobilizimit të koalicionit AKI, i cili synon të sjellë një frymë të re politike në Tetovë, duke ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë, përfaqësimin real dhe respektin ndaj qytetarit.
https://www.facebook.com/share/p/1AjiizSDXZ/