GazetaMax
Uncategorized

Koha..

Nga Hamdi Nuhiju
Të mendojmë ndryshe. Koha është si gruaja e cila në sekond t`i përmend një milion kërkesa që duhet t`i realizosh, në sekondin tjetër t`i drejton një milion akuza për mosrealizimin e kërkesave. Në të miliontën e sekondës e gjen gruan të fshehur me një tigan në dorë të drejtuar kah ti! Tingëllon vrazhdë? Dhe ti ulë kokën duke u shfajësuar për mungesën e kohës në realizimin e kërkesave.
Koha është grua! Është armë në botën e vetmisë dhe fantazisë djaloshare. Në çastet dhe momentet kur t`i përpëlitesh në mendime, është koha e cila harxhohet dhe digjet flakë.
Koha kthehet si vigan te mendjemadhësia e njerëzve dhe bëhet shoqërues i ndershëm në kuvendet e modestisë. Është bashkëudhëtare e të sinqertëve, e ngrohtë, e butë dhe duket e pafundme.
Thuajse nuk ekziston në dorën e injorantëve që kohën e kanë shndërruar në top ping-pongu. Herë e hedhin djathtas e herë majtas.
Koha është e pakohë në duart e zuzarëve që prekin në pronën dhe nderin e huaj. Si dëshmitare e ngjarjes, ndjehet e turpëruar, e hidhëruar dhe me shpatë në dorë, e gatshme për të prerë fytin e zuzarëve.
Ej ti, koha nuk është e zuzarëve! E di, zona e rehatisë na ka mbytur me llumin e njerëzve. Thuajse jemi ngulfatur dhe nuk po kemi mundësi të marrim frymë. Vlera ndjehet e turpëruar prej anti-vlerave, e përbuzur dhe e nënçmuar. Nuk ka forcë që të ngrihet! Iu është shterrur zëri. Duket e vogël përballë padrejtësisë së madhe. Ky është imazh, ves që është krijuar si fotografi para fytyrave të njerëzve!
Zuzarët kanë dal sheshit, lakuriq, të pacivilizuar që në emrin e civilizimit po uzurpojnë sheshe, prona, institucione e tempuj fetar. Të tillë gjen gjithandej, prandaj edhe e mira po ikë! Të mirët po fshihen e nuk po mund të përfshihen në asnjë proces shoqëror.
Ti, dije, se koha nuk është e zuzarëve! Mos u frikëso! Mos u turpëro! Dil dhe thuaj me zë:
– Koha nuk është e zuzarëve.
300x250

Related posts

ASH-ja pa pasardhës, Sela e çon partinë në rrugë të PDSH-së

e-max

Prodhuesit e makinave dhe pajisjeve elektronike vuajnë nga mungesa e mikroproçesorëve

e-max

Dëshmori pa fotografi

e-max