GazetaMax
Lajme

Kojabashev: Nisma për Referendum nuk do pengojë përmbushjen e obligimeve nga Shkupi

Shkup, 14 shtator – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Kostadin Kojabashev konsideron se nisma për referendum në Maqedoni të Veriut kundër Marrëveshjes me Bullgarinë nuk do të paraqesë pengesë në përmbushjen e obligimeve që i ndërmori Shkupi, sepse, siç thotë ai, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi e hodhi poshtë nismën si jokushtetuese.

“Nga kjo pikëpamje, për momentin nuk konsiderojmë se kjo çështje do të jetë aktuale, sepse partitë politike E majta dhe VMRO-DPMNE tani për tani e kontestojnë këtë vendim në hapësirën publike, por nga aspekti juridik, ajo është tërësisht e paluhatshme”, deklaroi Kojabashev, ndërkaq transmeton BNR.

Ministria e Punëve të jashtme e Bullgarisë informoi se më 12 shtator anëtarët e palës bullgare të Komisionit të përzier historik para ministrive për arsim dhe shkencë dhe për punë të jashtme i prezantuan rezultatet nga puna e Komisionit nl fushën e arsimit.

Siç transmetoi BNR, Ministria ka kumtuar se kanë filluar përgatitjet për implementim të marrëveshjeve.

Related posts

Shpëtohen dy turiste polake pranë Treskavecit

Gazeta Max

Prokuroria me detaje për ngjarjen tragjike në Gostivar

Gazeta Max

Petar Bogojeski: Tregojini Afrim Gashit se Maqedonia nuk është Serbi!

Gazeta Max