GazetaMax
Kuriozitete

Kombëtarja e Kosovës nisen për në Zurich, janë gati për ndeshjen me Zvicrën

Kontingjenti i ekipit kombëtar të Kosovës është nisur për në Zurich, ku nesër mbrëma do ta zhvillojë miqësoren e dytë të vitit 2022.
“Dardanët” dukeshin në disponim të mirë teksa u nisën nga Prishtina për në Zvicër.
Në orët e pasdites ata pritet ta zhvillojnë një seancë stërvitore para duelit të nesërm ndaj “Helvetikëve”.

Kosova vjen nga fitorja e thellë, 5:0 në miqësoren e “Fadil Vokrrit” ndaj Burkina Fasos.
Ndërsa, zviceranët nga humbja 1:2 nga Anglia ditë më parë.
Për Kosovën dhe Zvicrën kjo do të jetë një ndeshje speciale dhe kjo është konsideruar si një përballje vëllazërore, duke e pasur parasysh lidhjen në mes të dy vendeve.
Edhe stadiumi pritet të jetë i mbushur, plot me shqiptarë.

Related posts

Muriqi do të mungojë dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq

Gazeta Max

E ardhmja e Werner në dorën e Tuchel, por gjithsesi larg Chelsea

Gazeta Max

Arsenali dhe Man City arrijnë marrëveshje për Zinchenkon

Gazeta Max