GazetaMax
Lajme

Komisioni i Përbashkët Historik, Gjeorgjiev: S’ka nevojë për spekulime, jemi ekspertë të fushës

Shkup, 23 Qershor – Anëtari i Komisionit të Përbashkët Historik mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ka përgënjeshtruar pohimet se në kuadër të komisionit janë harmonizuar tekste për shënimin e manifestimeve apo përmendoreve të përbashkëta. Sipas tij, puna e komisionit nuk duhet të bëhet objekt i keqpërdorimeve as nga politikanët e të dyja vendeve e as nga mediat, sepse vendimet që merren janë të bazuara dhe profesioniste të sjella nga profesionistë të fushës.

“Nuk e kam të qartë nga u gjetën ato konstruksione atje, megjithatë absolutisht është e pavërtetë ajo që po shkruhet në disa media me atë që është miratuar nga ana e komisionit historik për Car Samoilin. Gjithashtu Komisioni asnjëherë nuk ka harmonizuar tekste për shënimin e përmendoreve. Komisioni miraton tekste të përbashkëta për manifestime të përbashkëta për personalitete të caktuara, dhe ata personalitete janë të njohura dhe tash më dy tekste të tilla janë të publikuara për opinionin.”,- tha anëtari i Komisionit të Përbashkët Historik, Dragi Gjeorgjiev.

Related posts

Shkalla e papunësisë në tremujorin e tretë 14.3 për qind

Gazeta Max

Rrokulliset një veturë në qendër të Tetovës

Gazeta Max

Durmishi: Të gjithë shitësit me pakicë nga 18 prilli duhet t’i publikojnë çmimet e produkteve në ueb faqet e tyre

Gazeta Max