GazetaMax
Lajme

Komisioni Kuvendor për Sistem Politik ka përfunduar debatin për Raportin për punën e Këshillit të Prokurorëve Publik

Shkup, 23 dhjetor – Anëtarët e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive përfunduan sot debatin për Raportin vjetor të punës së Këshillit të Prokurorëve Publikë për vitin 2021 në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

Komisioni e ka përcjellë Raportin për procedurë të mëtutjeshme në Kuvend, ndërsa vazhdimi i seancës është caktuar për të hënën në ora 11:00.

Disa nga deputetët e opozitës në seancën e sotme theksuan se gjendja në sistemin gjyqësor është katastrofike. Ata theksuan se shumica qeveritare “nuk është interesuar sepse nuk merr pjesë në seancë për të shmangur diskutimin”.
“Përderisa gjyqësori është nën mbrojtjen e pushtetit ekzekutiv, do të kemi mosbesim të madh. Anketat tregojnë rezultate shkatërruese. Zhgënjim i madh, fundi është arritur. Një meritë të madhe në ngritjen e mosbesimit në sistem ka edhe prokurori publik Lubomir Jovevski. Një person duhet ta pranojë veten kur gjërat nuk shkojnë në një drejtim të mirë. Dikush duhet të marrë përgjegjësi. Nuk pres që askush të marrë përgjegjësi derisa të jetë kjo Qeveri, por apelet janë që të zbardhen rastet që shkaktojnë tërmet në jetën shoqërore të vendit, sepse pikërisht Jovevski është hallka kryesore në ndërtimin e këtij mosbesimi” , tha deputeti Aleksandar Veljanovski nga VMRO-DPMNE.

Edhe deputeti Zoran Kocevski nga VMRO-DPMNE e akuzoi Joveskin si rojtar të krimit.

Prokurori publik Joveski, nga ana tjetër, në një replikë tha se fakti që Kocevski në cilësinë e deputetit kërcënon hapur prokurorin publik të shtetit është arsyeja e besimit të ulët në gjyqësor.

“Nuk kam frikë, kjo që po bëni do t’jua bëjë të qartë profesoresha se çfarë lloj sulmi është mbi autonominë dhe pavarësinë e organeve të drejtësisë. Pavarësisht atij kërcënimi, qëndroni të qetë sepse për mua nuk do të thotë asgjë. Ky kërcënim për mua është një kërcënim edhe për autoritetet e tjera gjyqësore. Nuk mund të silleni kështu. Nuk mund ta ulësh atë nivel të komunikimit me një prokuror publik. Kjo tregon më shumë për ju sesa për kryerjen e funksionit tim. Unë jam gjithmonë i gatshëm të marr përgjegjësi”, tha Joveski.

Related posts

EDITORIAL / Pa e ç’rrënjosur korrupsionin s’ka integrim në BE

Gazetamax.mk

Musliu i kënaqur me reformat në shërbimet e sigurisë

Gazetamax.mk

Shkup-Bllacë, 18 milionë euro për 1 kilometër dhe autostrada askund?

Gazetamax.mk