GazetaMax
Ballina

Kompania “Ecolog” dhuron donacion në vlerë mbi një milion euro për Spitalin Klinik të Tetovës

Kompania e filantropit shqipta Lazim Destani, “Ecolog International” ka dhuruar një donacion në vlerë mbi një milion euro për Spitalin Klinik të Tetëvës.

Në lidhje me këtë, sot në hapësirat e Spitalit Klinik të Tetovës u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi midis kompanisë Ecolog International, përfaqësuar nga filantropi Lazim Destani dhe Spitalit Klinik të Tetovës, përfaqësuar nga Drejtori i Spitalit, Dr. Spec. Ilir Demiri.

Memorandumi ka të bëjë me donacionin e radhës që familja Destani ka vendosur të bëjë në qytetin e Tetovës, donacion i cili do të zhvillohet në periudhën në vijim dhe do të fillojë me rikonstruimin total të një pjese të godinës për sëmundjet interne, ndërsa do të vazhdojë me mbështetje në mjete teknologjike, pajisje, inventar, etj.

Dr. Spec. Ilir Demiri për këtë donacion u shpreh se është i kënaqur dhe mirënjohës që kopmania Ecolog dhe familja Destani kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Spitalin Klinik të Tetovës, ku parashikohet vlera e donacionit të jetë mbi një milion euro.

Donacioni do të fillojë me rekonstruim total të hapësirave prej 1200 m2 në godinën për sëmundje interne të këtij spitali dhe do të vijojë në teknologji mjekësore, inventar, pajisje të tjera dhe forma të ndryshme.

Në anën tjetër filantropi Lazim Destani u shpreh i lumtur që ka mundësinë ta ndihmojë Spitalin Klinik të Tetovës.

“Jam i bindur se pacientët tetovarë meritojnë kushte dhe trajtim europian, ashtu siç bashkërisht na ka hije të jemi qytetarë europianë dhe vend europian. Jam falenderues edhe familjes sime për këtë donacion, si dhe punës së përkushtuar të Dr. Ilirit që reflekton besim se me qasje të sinqertë dhe profesionale mund të bëhen ndryshime të mëdha”, tha Destani me këtë rast.

Kujtojmë se komania Ecolog në vazhdimësi jep donacione dhe ndihmon shumë institucione shëndetësore, arsimore, kulturore etj, në gjitha trevat shqiptare, si Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri

Related posts

Pozicioni si flini në çift tregon shumë për lidhjen tuaj

Gazetamax.mk

Si ndikon sheqeri i lartë në shëndetin e trurit?

Gazetamax.mk

Këto gabime të përditshme po ju dëmtojnë flokët pa e kuptuar

Gazetamax.mk