Koncerti i Maluma-s në Tiranë, zbulohen artistët shqiptarë që do të interpretojnë krah tij

Këngëtari latin do të performojë në skenën që është ende duke u krijuar në sheshin “Nënë Tereza”, por disa burime bëjnë me dije se në mbrëmjen e 14 marsit do të këndojnë edhe disa artistë shqiptarë.

Bëhet fjalë për Ronela Hajatin, e cila gjithashtu do të përfaqësojë Shipërinë në Eurovision, dhe këngëtarin Elgit Doda.

Mësohet se dyshja do të këndojnë mbrëmjen e së hënës  në të njejtën skenë me Malumën.

Ndër të tjera, ju kujtojmë se kemi mundur të mësojmë edhe disa detaje nga vizita e shpejtë që këngëtari Maluma do të bëjë në vendin tonë. Bëhet me dije se ai do të qëndrojë në Tiranë vetëm pak orë. Menjëherë pasi të mbarojë perfomancën e tij, ai do të largohet, duke mos kaluar asnjë natë në Tiranë.

Ndërkohë që në vendet e tjera të Europës, ai ka zgjedhur të kalojë të paktën 1 natë. Nuk dihet ende shuma që ai do të marrë nga ky event, ndonëse në informacionin që jepet për artistin, thuhet se pagesat për të nisin nga 600 mijë dollarë deri në 1.5 milionë dollarë. Bileta për të ndjekur Malumën live do të kushtojë 6 mijë lekë në rreshtat e parë, dhe 4.500 lekë në rreshtet e mbrapme.

Me aq sa kemi mësuar, biletat thuajse janë shitur të gjitha që para 2 vitesh, kur koncerti u anulua për shkak të pandemisë. Dhe për ato më të apasionuarat pas tij, do të kenë edhe mundësinë ta takojnë nga afër.

“Meet & Greet” është bileta VIP që iu jep mundësinë të njihni nga afër Malumën dhe të shkrepni edhe një foto me të. Thuajse të gjitha biletat VIP prej 1 mijë dollarësh janë shitur tashmë dhe mes blerësve ka edhe disa personazhe të njohur të shoëbizzit që do të takojnë nga afër këngëtarin.

Nëpërmjet një videoje, Maluma ka përshendetur Tiranën dhe të gjithë fansat ku i rikujton të mos mungojnë në koncertin e tij. “Si jeni njerëz, Tirana, unë jam Maluma baby, mos mungoni më 14 mars në “Papi Juancho Tour”, shihemi atje”– ka thënë ai në videon e publikuar.

Të fundit në përqindje