GazetaMax
Lajme

Konferencë: Harmonizimi më i madh i kornizës ligjore kombëtare për pagesa digjitale të sigurta dhe të shpejta ndërkufitare

Shkup, 5 tetor – Prania në rritje e teknologjive të reja të pagesave konfirmon rëndësinë e përfshirjes së Bankave Qendrore në zbatimin e politikave për përshpejtimin e procesit të digjitalizimit. Në këtë kontekst, në procesin e digjitalizimit të shërbimeve të pagesave, besimi që publiku ka tek Bankat Qendrore është i rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve si synim kryesor i tyre, deklaruan pjesëmarrësit e panelit të mbajtur dje, në ditën e parë të Konferencës së 14-të për pagesat dhe infrastrukturë tregtare.

Tema e Konferencës, e organizuar nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut me mbështetjen e Bankës Qendrore të Holandës, ishin sfidat dhe mundësitë që sjell vala globale në përdorimin e pagesave digjitale.

Konferenca e 14-të për pagesat dhe infrastrukturën tregtare vijon nesër, si platformë për të shkëmbyer përvoja dhe pikëpamje mbi tendencat dhe sfidat për sigurinë në hapësirën digjitale dhe për bankingun e hapur dhe autentifikimin e përforcuar në epokën e transformimit digjital.

Related posts

Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

Gazeta Max

Marrëveshjet e pazbatuara Kosovë-Serbi ndër vite

Gazeta Max

Vilson Sinishtaj: Ditë e mirë, ditë e mbarë për Tuzin e Malësinë

Gazeta Max