GazetaMax
Lajme

Konferencë rajonale për tranzicion të drejtë

Shkup, 18 maj – Nuk duhet vetëm qasja e Qeverisë, por edhe e gjithë shoqëria, përfshirja e organizatave të ndryshme të shoqërisë civile dhe zhvillimi i përbashkët i zgjidhjeve. Është jashtëzakonisht e nevojshme dhe sfiduese që përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile të propozojnë zgjidhje nga aspekti ekologjik, si dhe përfshirja e grupeve të reja dhe të varfra të qytetarëve. Kjo u theksua sot në panelin hyrës dyditore onlajn të Konferencës rajonale për tranzicion të drejtë.

Konferenca është pjesë e projektit “Organizatat civile në aksion për ndryshimet klimatike” i mbështetur financiarisht nga Agjencia suedeze për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar – SIDA, kurse e udhëhequr nga “Eko-svest” Shkup në bashkëpunim me organizatat partnere Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë (SHJRM) dhe CVNP Fondacion.

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë Razmena Çekiq-Duroviq informon se Plani kombëtar për energjinë dhe klimën parasheh deri në 60 masa për sektorë të ndryshëm dhe aktivitete të ndryshme. Ai theksoi se janë duke shqyrtuar edhe skenarë për mbylljen e termocentraleve që janë me qymyr si lëndë djegëse dhe që, siç tha ai, kontribuojnë më së shumti në emetimin e gazrave të qelqtë. Ai shtoi se ka plan për mbylljen graduale të këtyre termocentraleve me qymyr dhe përshpejtimin e shfrytëzimit të burimeve të rinovueshme për prodhimin e energjisë elektrike në kombinim, siç tha ai, me masat që do të marrim për efikasitetin energjetik në të gjithë sektorët.

Ajo theksoi se Ministria e Ekonomisë, si krijuese e politikave energjetike, duke harmonizuar legjislacionin në fushën e energjetikës, krijon bazën për zhvillimin energjetik dhe tranzicionit energjetik dhe në këtë mënyrë, siç tha ajo, një tranzicion të drejtë.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga pjesëmarrësit, Çekiç-Duroviq tha se ishte planifikuar një fond për efikasitetin e energjisë. Sipas saj, reduktimi i gazrave të qelqtë është shumë i rëndësishëm dhe kjo do të bëhet kryesisht me mbylljen e termocentraleve me thëngjill, përkatësisht “Oslomej” dhe TC Manastir, mbyllja e të cilave është planifikuar në vitin 2027, e më së voni deri në vitin 2030.

Në konferencë, shefja e departamentit për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë të Sida-s – Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete Maria Melbing ndau përvojën suedeze në këtë fushë dhe Anna Sobcak nga DG ENER nga Brukseli prezantoi përpjekjet e BE-së për një tranzicion të drejtë në Ballkanin Perëndimor. Veçanërisht mbështetjen për rajonet në tranzicion, pra rajonet e qymyrit.

Konferenca rajonale për tranzicionin e drejtë do të mbahet sot dhe nesër në platformën “Zoom”. Qëllimi është t’u jepet palëve të interesuara nga rajoni i Ballkanit Perëndimor mundësinë për të ndarë përvojat e tyre përmes katër diskutimeve në panel dhe një ngjarjeje shoqëruese. Mbi 25 folës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor do të debatojnë mbi këtë temë dhe të gjithë të interesuarit mund ta ndjekin konferencën onlajn.

Related posts

Mjegulla e dendur, 10 fluturime të anuluara në aeroportin e Shkupit

Gazetamax.mk

Tryezë e rrumbullakët “Përparimi i cilësisë së arsimit inkluziv të fëmijëve me pengesa në zhvillim”

Gazetamax.mk

BDI: Rënien në sondazhe, Mickoski synon ta ndal me retorikë antishqiptare

Gazetamax.mk