GazetaMax
LIFESTYLE

Konsumimi i rregullt i një ushqimi mund të zvogëlojë rrezikun e disa sëmundjeve

Konsumimi i rregullt i djathit redukton problemet e zemrës, presionin e lartë të gjakut dhe diabetin.

Dashamirët e djathit kanë 38 për qind më pak gjasa të vuajnë nga dështimi i zemrës, sesa ata që e shmangin atë.

Presioni i tyre i lartë i gjakut ulet me një të tretën, ndërsa rreziku i diabetit tip 2 është më shumë se i përgjysmuar.

Ekspertët thonë se derisa yndyra në djathë mund të jetë e keqe për ne, kalciumi në të mund të zvogëlojë përthithjen e saj dhe të ndihmojë në kontrollin e kolesterolit.

Proteinat e qumështit, si kazeina, mund të zvogëlojnë dëmtimin e arterieve.

Ekspertët nga Shkolla Mjekësore e Unionit të Pekinit në Kinë studiuan të dhënat nga 450.000 të rritur britanikë. Ata zbuluan se rreziku i sëmundjeve të zemrës ishte 35 për qind më i ulët te njerëzit që hanin rregullisht djathë krahasuar me ata që nuk hanë.

“Në kundërshtim me besimin popullor, marrja e djathit mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit të tipit 2, dështimit të zemrës, sëmundjeve koronare të zemrës, hipertensionit dhe goditjes në tru”, ka deklaruar profesor Yue-Jin Yang, njëri nga autorët e studimit.

Si një produkt qumështi me yndyrë të plotë, djathi mund të shoqërohet intuitivisht me rreziqe të larta të sëmundjeve të zemrës për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të ngopura dhe efektit të tij në kolesterolin në gjak. Megjithatë, studimet e fundit kanë treguar se kjo mund të mos jetë e vërtetë.

Fondacioni Britanik i Zemrës thotë gjithashtu se është një mit që njerëzit me probleme me zemrën duhet të shmangin djathin, por paralajmëron kundër konsumimit të tepruar.

Related posts

Nje baby Mama si e bukura Liza

e-max

Mos e neglizhoni rënien e qerpikëve, tregon shumë për shëndetin tuaj

e-max

Adelina veshë fustan të ngushtë, në pah i del gjoksi i madh

e-max