GazetaMax
Lajme

Kornizë e re e programit FAO – Maqedonia e Veriut për ekonomi më konkurruese, të qëndrueshme dhe më rezistuese rurale

Shkup, 28 prill – Kornizë e re pesëvjeçare programi u nënshkrua sot nga ana e Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi pranë Kombeve të Bashkuara (FAO) dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka të dyja palët u obliguan t’i vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta për arritjen e ekonomisë më konkurruese dhe më rezistuese rurale e cila nxit krijimin e vendeve të punës dhe rritje të gjelbër.

Marrëveshjen e nënshkruan ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski dhe zëvendës përfaqësuesi rajonal i FAO për Evropë dhe Azi Qendrore, Nabil Gangi në kuadër të takimit të tyre të sotëm me drejtorin e përgjithshëm të FAO, Kju Dongju.

Prioritetet e Kornizës së re të programit të FAO për Maqedoninë e Veriut për periudhën 2021–2025 janë në përputhje me prioritetet e Qeverisë, Strategjisë Nacionale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021 – 2027 dhe Kornizës për Bashkëpunim të Qëndrueshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Kombeve të Bashkuara 2021 – 2025, në drejtim të transformimit të sistemit për ushqim dhe harmonizim të bujqësisë dhe ekonomisë rurale me standardet e Bashkimit Evropian dhe Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm.

Nga Zyra e FAO-s në Shkup potencojnë se bujqësia është një nga sektorët kyç ekonomik dhe punëdhënës i rëndësishëm në mjediset rurale, me 12 për qind nga prodhimi bruto vendor dhe rreth 22 për qind e punësimit të përgjithshëm. /Zhurnal.mk

Related posts

6 milionë denarë për rrjetin sekondar të ujësjellësit në Trebosh, Sulejmani: Përkujdesemi për përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës së Zhelinës

Gazetamax.mk

Takim Kovaçevski – Novak: Evropës i nevojitet Maqedonia e Veriut

Gazetamax.mk

Grubi priti në takim kryebashkiakun e Tiranës

Gazetamax.mk
Lajme

Kornizë e re e programit FAO – Maqedonia e Veriut për ekonomi më konkurruese, të qëndrueshme dhe më rezistuese rurale

Shkup, 28 prill – Kornizë e re pesëvjeçare programi u nënshkrua sot nga ana e Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi pranë Kombeve të Bashkuara (FAO) dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka të dyja palët u obliguan t’i vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta për arritjen e ekonomisë më konkurruese dhe më rezistuese rurale e cila nxit krijimin e vendeve të punës dhe rritje të gjelbër.

Marrëveshjen e nënshkruan ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski dhe zëvendës përfaqësuesi rajonal i FAO për Evropë dhe Azi Qendrore, Nabil Gangi në kuadër të takimit të tyre të sotëm me drejtorin e përgjithshëm të FAO, Kju Dongju.

Prioritetet e Kornizës së re të programit të FAO për Maqedoninë e Veriut për periudhën 2021–2025 janë në përputhje me prioritetet e Qeverisë, Strategjisë Nacionale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021 – 2027 dhe Kornizës për Bashkëpunim të Qëndrueshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Kombeve të Bashkuara 2021 – 2025, në drejtim të transformimit të sistemit për ushqim dhe harmonizim të bujqësisë dhe ekonomisë rurale me standardet e Bashkimit Evropian dhe Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm.

Nga Zyra e FAO-s në Shkup potencojnë se bujqësia është një nga sektorët kyç ekonomik dhe punëdhënës i rëndësishëm në mjediset rurale, me 12 për qind nga prodhimi bruto vendor dhe rreth 22 për qind e punësimit të përgjithshëm. /Zhurnal.mk

Related posts

Valon Syla ka disa këshilla për mërgimtarët: Shkoni nëpër natyrë dhe vozitni më ngadalë

Gazetamax.mk

Biden pritet të udhëtojë të premten drejt Polonisë

Gazetamax.mk

Panel diskutim në Kabinetin e presidentit me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediumeve

Gazetamax.mk