GazetaMax
Kuriozitete

Kosova-Burkina Faso, FFK-ja e zbulon orën dhe pikat e shitjes

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se sot në orën 13:00 do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosovë – Burkina Faso, e cila zhvillohet më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 18:00.
Shtëpia e futbollit kosovar tutje ka shtuar se shitja e biletave bëhet në mënyrë fizike në dy pika të kompanisë Artmotion në Prishtinë – në Pejton (rruga Perandori Justinian) dhe në Grand Hotel (Sheshi Zahir Pajaziti).
Krahas miqësores me Burkina Fason, “Dardanët” do të përballen edhe me Zvicrën e Shaqirit e Xhakës në udhëtim më 29 mars.
Këto do të jetë dy mundësi ideale për selektorin e ri, Alain Giresse për t’u njoftuar me lojtarët dhe për ta parë nga afër kualitetin e tyre, në mënyrë që ta ketë një pasqyrë sa më të mirë për Ligën e Kombeve, e cila do të nisë në muajin qershor.

Related posts

Pas humbjes nga Reali, befason Tuchel

Gazeta Max

La Liga me postim special për Muriqin

Gazeta Max

Rri në shezlong, paguaj sa për apartament me qira! Ja plazhet më të shtrenjta

Gazeta Max