GazetaMax
Adrenaline

Kosova fiton bindshëm ndaj Qipros, mbetet në Grupin C të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me fitoren edicionin 2022/23 në Ligën e Kombeve.
Pavarësisht se synimet ishin të mëdha, Kosova nuk regjistroi rezultate të kënaqshme dhe kështu nuk ia doli të promovohet për në Ligën B.
Të përzgjedhurit e Alain Giresse shënuan fitore bindëse ndaj Qipros, në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në Grupin 2 të Ligës C, raporton GE.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 5:1.
“Dardanët” e dominuan në tërësi ndeshjen, teksa pjesën e parë e mbyllen me dy gola epërsi, me golat e shënuar nga Florent Muslija (22’) dhe Donat Rrudhani (45+1’).
Kosova e filloi furishëm edhe pjesën e dytë, duke shënuar vetëm pas dy minutave lojë (47’), me Elbasan Rashanin autor. Pas tij ishte radha për të shënuar edhe Vedat Muriqi (52’), i cili shënoi vetëm pas pesë minutash.
Valentin Roberge (81’) e shënoi golin e nderit për mysafirët, teksa Muriqi me golin e tij të dytë personal (84’) e vulosi fitoren.
Kombëtarja kosovare regjistroi edhe disa raste tjera deri në fundin e ndeshjes, por më nuk ia doli që të shënonte.
Kështu, Kosova e mbylli këtë edicion si e dyta në grup me 9 pikë – duke e siguruar kështu pjesëmarrjen në Ligën C edhe për edicionin e ardhshëm.

Related posts

Huazimi i Hazardit po kërkohet nga dy ekipe të mëdha

Gazetamax.mk

Barcelona është gati t’i ulë pretendimet për Griezmann vetëm që ta shesin përfundimisht te Atletico

Gazetamax.mk

Manchester United tashmë është duke negociuar rinovimin e Garnacho

Gazetamax.mk