GazetaMax
Adrenaline

Kosova për herë të parë pjesëmarrëse në kampin elitar të Evropës dhe Lindjes së Mesme

Kosova për herë është pjesëmarrëse në kampin elitar të Evropës dhe Lindjes së Mesme. Përfaqësues nga Kosova janë Arben Krasniqi, në cilësinë e trajnerit, basketbollistja Malvina Haziri dhe basketbollisti Yll Kastrati.
Kampi ka filluar më 4 Maj, derisa do të mbahet deri më 7 Maj në Stella Azzurra në Romë.
Ky kamp do të përfshijë 60 djem dhe vajza të moshave 13-14 vjeç nga 25 vende nga Evropa dhe Lindja e Mesme, ku aktualisht funksionojnë programet e NBA Jr.
Kampi drejtohet nga stafi i NBA Basketball Operations dhe trajnerë nga ligat e Jr. NBA në Evropë dhe Lindjen e Mesme. Ish-lojtarët e NBA dhe WNBA dhe ambasadorët e NBA Europe, Anastasia Kostaki (Greqi), Zaza Pachulia (Gjeorgji), Vladimir Radmanovic (Mali i Zi) dhe Ronny Turiaf (Francë) dhe ish-trajneri i NBA-së, Ryan Saunders po marrin pjesë gjithashtu dhe do të trajnojnë lojtarët e rinj. Saunders do të drejtojë gjithashtu një Klinikë Stërvitjeje për trajnerët e Jr. NBA dhe trajnerët e ftuar vendas.
Junior NBA është program global i basketbollit për të rinjtë i ligës NBA, që iu mëson djemve dhe vajzave aftësitë themelore dhe vlerat thelbësore të lojës – punën në grup, respektin, vendosmërinë dhe komunitetin – në nivelin bazë, në përpjekje për të ndihmuar në rritjen dhe përmirësimin e përvojës basketbollistike të të rinjve për lojtarët, trajnerët dhe prindërit. Gjatë sezonit 2021-2022, Junior NBA do të përfshijë më shumë se 37 mijë të rinj nga 28 vende të Evropës dhe Lindjes së Mesme.
Kosova për herë të parë ka filluar me këtë ligë, që vlerësohet lartë për zhvillimin e fëmijëve në basketboll dhe masivizimin e këtij sportit te gjeneratat e reja në të dyja konkurrencat.

Related posts

Joshua i kundërpërgjigjet ultimatumit të Furyt

Gazetamax.mk

Goretzka sulmon Lewandowskin: Me ne arrinte gjithmonë në të tetat

Gazetamax.mk

Mbappe: Nuk kërkova të largohem nga PSG, s’është e vërtetë që jam i nevrikosur me klubin

Gazetamax.mk