GazetaMax
Lajme

Kosovari ther me thikë bashkëshorten në Austri

Një 37-vjeçar nga Kosova mësohet se ka sulmuar dhe e ka plagosur me thikë gruan e tij në Pongau mbrëmjen e së shtunës. Më pas ai u largua nga banesa në të cilen jetonin së bashku.

“32-vjeçari ka telefonuar në numrin e urgjencës dhe ka treguar për rastin e ndodhur, ka thënë policia austriake, raporton “Krone Zeitung”.

Më të arritur policia dhe emergjenca në vendin e ngjarjes, gruaja u dërgua në Klinikën Schwarzach nga Kryqi i Kuq.

Disa orë më vonë burri u kthye në banesën e tij dhe aty u arrestua nga policia. Prokuroria publike ka urdhëruar që shtetasi kosovar të transferohet në burgun e Salzburgut.

Related posts

Vlen: Filipçe nuk ka kredibiliteti për të thirrur takimin e liderëve

Gazeta Max

Spasovski nesër në Forumin Ministror BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë

Gazeta Max

Drejtues të lartë të BDI Çair kundërshtojnë deklaratat e Visar Ganiut

Gazeta Max