GazetaMax
Lajme

Kovaçevski – Danci: Bashkëpunimi afatgjat vazhdon, mbështetje e madhe nga Zvicra

Shkup, 10 maj – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot u takua me Patricia Danci, drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, e shoqëruar nga Veronik Ulman Marti, ambasadore e Konfederatës Zvicerane në shtetin tonë. Në takim, siç bëri të ditur shërbimi për informim i Qeverisë, është paralajmëruar se vazhdon mbështetja e madhe nga Zvicra në zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe bashkëpunimi i fuqishëm afatgjat me shtetin tonë, që realizohet tashmë gati tri dekada. 

Në takim është biseduar për shumë çështje aktuale, siç janë pasojat nga lufta në Ukrainë, klima ekonomike dhe politike në shtet, realizimi i perspektivave integruese. 

Bashkërisht ishte konstatuar se zgjidhja për situatën në Ukrainë nuk është agresioni ushtarak, por dialogu, si dhe se ngjarjet në Ukrainë reflektojnë pasoja ekonomike dhe energjetike me karakter botëror. Kryeministri Kovaçevski është falënderuar për mbështetjen e madhe dhe të rëndësishme të cilën ia jep Zvicra Maqedonisë së Veriut në sfera thelbësore për qytetarët dhe shoqërinë, siç janë mjedisi jetësor, ekonomia, proceset demokratike, politikat e barazisë të të gjithë qytetarëve. 

Kryeministri ka theksuar se sot Republika e Maqedonisë së Veriut zhvillohet si shoqëri demokratike dhe si një shoqëri për të gjithë qytetarët, shembull në rajon për jetesë dhe funksionim të përbashkët. 

Kryeministri Kovaçevski njoftoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe Qeveritë në Evropë dhe në botë, është e drejtuar drejt tejkalimit të sfidave nga kriza botërore ekonomike dhe energjetike të shkaktuara nga lufta në Ukrainë dhe nga pandemia dhe se për atë qëllim ekziston bashkëpunim i ngushtë edhe me kryeministrat dhe Qeveritë në rajon. Sa i përket hapit për integrimet evropiane, Kovaçevski ka bërë të ditur se shteti ynë e ka bërë atë që është e nevojshme, praktikon dhe respekton vlera evropiane dhe është vendosur në mënyrë parimore në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, me qëllim të zgjidhjeve dinjitoze të çështjeve të hapura. 

Në takim është shprehur përcaktimi i përbashkët për bashkëpunimin e mëtutjeshëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Related posts

Begaj nga Sllovenia: Zgjerimi i BE, çështje gjeostrategjike për sigurinë dhe paqen

Gazetamax.mk

Petrovska dhe sindikatat e mbrojtjes harmonizuan ndryshimet për Ligjin për shërbim në Armatë

Gazetamax.mk

Kandidati për deputetë i Zonës 6, Agron Demiri: LSDM u jep shanse të rinjve

Gazetamax.mk