GazetaMax
Lajme

Kovaçevski – Dendias: Jemi të fokusuar në përforcimin e partneritetit strategjik

Shkup, 25 maj – Kryeministri i Dimitar Kovaçevski sot e priti ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Nikos Dendias i cili është për vizitë njëditore në vendin tonë.

Gjatë bisedës, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, u potencuan angazhimet e Greqisë për angazhim të plotë dhe mbështetje aktive të Maqedonisë së Veriut në integrimin evropian me ç’rast u potencua se Athina do të vazhdojë me angazhimin për miratimin e kornizës negociuese dhe për fillimin formal të negociatave aderuese me BE-në.

Në takim është theksuar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e fokusuar në përforcimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve me përkushtim të fuqishëm për realizimin e obligimeve të cilat rrjedhin nga Marrëveshja e Prespës dhe gatishmërinë e shprehur për zbatim të plotë të Planit të veprimit për intensifikimin dhe pasurimin e bashkëpunimin midis Republikës së Greqisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë drejtim, në takim janë ndarë informacione për vijimin e organizimit të takimit të dytë të Këshillit për bashkëpunim të qeverive në nivel të lartë, si dhe për përgatitjet për mbajtjen e takimit të parë të Komitetit për dialog afarist i cili duhet të mbahet gjatë këtij viti.

“Nga ky takim, në të cilin duhet të marrin pjesë përfaqësues të odave ekonomike të dy vendeve dhe menaxherë udhëheqës të shumë kompanive, pritet avancim i mëtutjeshëm i marrëdhënieve ekonomike midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, i cili është vendi i katërt sipas vlerës së këmbimit tregtar e cila vit pas viti shënon rritje të vazhdueshme”, qëndron në kumtesë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dendias e ndau kontributin të veçantë të Maqedonisë së Veriut në ndërtimin dhe përforcimin e bashkëpunimin rajonal, stabilitetin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore si aspekt të veçantë të rëndësishëm për rajon dhe më të gjerë.

Related posts

“Konkurset për punë dëmtojnë edhe më shumë të pa punët, shpenzime për aplikim në fund pranohen ata që janë të deleguar”

Gazetamax.mk

Grubi: Me liderin që bën presidentë, kryeministra e kryeparlamentar

Gazetamax.mk

Ahmeti: Iniciativë për të memorizuar përjetë kujtimet e një episodi të errët

Gazetamax.mk