GazetaMax
Lajme

Kovaçevski: Me mosmiratimin e kornizës negociuese, Shkupi dhe Tirana humbin kohë

Shkup, 10 qershor – Nuk ka vendim më të madh dhe më efikas për përforcimin e stabilitetit të rajonit të Evropës Juglindore nga hapja e procesit të aderimit në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë këtë qershor nën presidencën franceze pa kurrfarë shtyrje të mëtutjeshme, theksoi në fjalimin e tij kryeministri Dimitar Kovaçeveski në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore që mbahet sot në Selanik.

Kovaçevski nënvizoi se për shkak të mos miratimit të kornizës negociuese, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria humbin kohë të çmuar, ndërsa kjo do të thotë edhe përforcim të interesit të palëve të treta në rajon.

Kovaçevski përkujtoi se integrimi në BE është një prej qëllimeve kryesore strategjike të Maqedonisë së Veriut, se legjislacioni ynë është rreth 45 për qind në harmonizim me legjislacionin e BE-së, si dhe ajo se shteti ka treguar se është partner i besueshëm dhe kërkojmë dhe se punojmë pa u lodhur në vendimet të cilat do ta heqin veton që e pengon procesin e zgjerimit të BE-së.

“Ne jemi të detyruar si Qeveri të gjejmë një zgjidhje të shpejtë, por jo të shpejtuar e cila do ta ruajë identitetin dhe gjuhën tonë dhe do të bazohet në vlerat evropiane, duke pasur parasysh dinjitetin e qytetarëve tanë. Ne vazhdimisht tregojmë se Maqedonia e Veriut është vend i miqësisë dhe bashkëjetesës, me shembullin e demokracisë sonë funksionale. Këto janë veçoritë tona autentike. Kështu na njeh bota sot. Ne ndërtojmë miqësi. Ne jemi të përkushtuar për të gjetur zgjidhje të pranueshme reciprokisht. Në atë frymë dhe në atë mënyrë, Maqedonia e Veriut ndërmori të gjithë hapat e nevojshëm për të zhbllokuar procesin e zgjerimit të BE-së. Ndërsa hyjmë në muajin e katërt të luftës në Ukrainë, tani të gjithë mund të biem dakord se zgjerimi i BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk është vetëm një çështje zgjerimi, por mbi të gjitha një çështje e angazhimit të përbashkët strategjik dhe sigurisë. Integrimi në këtë kontekst të ri nënkupton një përkushtim të përbashkët për ndërtimin e një Evrope të fortë, të qëndrueshme dhe të bashkuar, si shtëpi e vlerave demokratike dhe civilizuese”, tha Kovaçevski.

Në fjalim, Kovaçevski potencoi se tre prioritetet kyçe për vendin tonë në këtë periudhë të Krizës më të madhe botërore pas Luftës së Dytë Botërore, janë realizimi i projekteve energjetike, bashkëpunimi rajonal, si dhe nga nevoja e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Lidhur me krizën energjetike botërore dhe rritjen e çmimeve si rezultat i agresionit ushtarak ndaj Ukrainës, ai theksoi se pasojat globale të cilat i ndjen tërë bota kërkojnë koordinim urgjent të përbashkët përmes platformave siç është APKE-ja.

“Ekziston ndjesi e urgjencës për koordinim të mëtutjeshëm të përbashkët me qëllim që menjiher t’u përgjigjemi sfidave të përbashkëta përmes platformave të dobishme si është PBEJL-së, por edhe në sinergjinë me Be-në. Në këtë këndvështrim, e mirëpresim gatishmërinë e BE-së për të kyçur vendet e Ballkanit Perëndimor në platformë të përbashkët për blerjen e gazit, me qëllim të dizerfekimit të rezervave energjetike, më shumë dërgesa të gazit dhe përforcimi i sigurisë energjetike. Maqedonia e Veriut është e përkushtuar për rritje të dizerfikimit energjetik dhe pavarësi për mbështetje të sigurisë sonë nacionale, dhe me këtë të ndalojë ndikimet e ndryshimeve klimatike”, tha Kovaçevski.

Në këtë orientim, shtoi ai, Maqedonia e Veriut filloi projekte të rëndësishme për tranzicionit energjetik dhe investime në energjinë e ripërtitshme.

Në lidhje me rëndësinë e bashkëpunimit rajonal kryeministri Kovaçevski nënvizoi se Maqedonia e Veriut është plotësisht e përkushtuar për integrim rajonal përmes nismave politike, ekonomike dhe të sigurisë dhe plotësisht e mbështesim integrimin më të afërt ekonomik. Në këtë kontekst Kovaçevski diskutoi edhe për rëndësinë e implementimit të Strategjisë të EJL 2030 të miratuar vitin e kaluar në Antali.

“Mundësitë për avancimin e bashkëpunimit rajonal ka edhe në korniza të Procesit të Berlinit dhe në nismën “Ballkani i Hapur”. Në Samitin e Ballkanit të Hapur, isha nikoqir këtë të mërkure në Ohër së bashku me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Rama, ndërsa na u bashkuan edhe kryeministri Abazoviq dhe kryesuesi i Këshillit ministror të Bosnjës dhe Hercegovinës Tegelltija. Dhe përskaj asaj që janë të ndryshme në përbërje dhe përmbajtje, të gjitha këto nisma synojnë të na mundësojnë të arrijmë rritje më të madhe ekonomike, e cila është parakusht kyç për stabilitet dhe prosperitet. “Ballkani i Hapur” na ofroi platformë për të biseduar me njëri-tjetrin, forum për të rënë dakord mbi projektet e përbashkëta dhe mjetet e veprimit për të përmirësuar të ardhmen tonë të përbashkët”, nënvizoi Kovaçevski.

Ai theksoi se nisma “Ballkani i Hapur” është zbatim praktik i 4-ve lirive të BE-së dhe se ne besojmë se heqja e barrierave që kufizojnë lëvizjen e lirë rajonale të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve ka potencial të madh për rigjallërimin ekonomik të rajonit dhe përgatitjen e mëtejshme për integrimi i ardhshëm në tregun e përbashkët të brendshëm të BE-së. 

“Ballkani i Hapur është nismë e shkëlqyeshme por nuk është, dhe as përcaktohet si e tillë, dhe as nuk mund të jetë alternativë për BE-në”, tha Kovaçevski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me liderët e shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare në Procesin për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL) sot në Selanik, mori pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të PBEJL-së. Në Samitin me kryeministrin Kovaçevski merr pjesë edhe shefi i diplomacisë Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq.

Me Samitin kryesojë kryeministri i Greqisë Kirjakos Micotakis ndërsa në nivel të lartë mori pjesë edhe kancelari gjerman Ollaf Shollc dhe kryetari i Këshillit Evropian Sharll Mishell.

Related posts

Panair rajonal “Bukuritë e rajonit Sharr – Korab – Koritnik”

Gazetamax.mk

Ali Ahmeti: 20 vjet jam mësuar me pakënaqësi të tilla ne BDI, por kemi dalë çdo herë edhe më të fortë

Gazetamax.mk

Më 17 Maj ministrja Trençevska takon Nedelkovin nga SASHK

Gazetamax.mk