GazetaMax
Lajme

Kovaçevski: Ngrohje dhe gaz do të ketë edhe pas 1 janarit

Shkup, 23 dhjetor – Ngrohja për qytetarët dhe gaz për kompanitë do të ketë edhe pas 1 janarit, ndonëse “Makpetrol” paralajmëroi se nuk do të dërgojë më gaz natyror për përdoruesit e tij. Sistemi duhet të funksionojë, ndërsa në energjetikë funksionon sepse sipas ligjit, secili që përdor gaz është i obliguar të ketë karburant alternativ, pikërisht për shkak të situatave të tilla, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Që nga dita e parë e kësaj Qeverie ne vazhdimisht punojmë që Qyteti i Shkupit të ketë sistem ngrohjeje dhe furnizim të pandërprerë me energji elektrike. Unë besoj se në një krizë energjetike duhet të ketë një qasje ndaj punës që nuk përfshin shantazhin. Kjo nuk është mënyra, dhe në këtë mënyrë nuk fitohet ndonjë rezultat. As unë nuk punoj sipas parimit të shantazhit, as qytetarët dhe ekonomia nuk kanë asnjë përfitim nga një qasje e tillë, tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri së bashku me ministren e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska.

Ai theksoi se të gjithë duhet të sillen me përgjegjësi në kohë krize.

“Liberalizimi i tregut është i domosdoshëm dhe është diskutuar prej kohësh dhe është e pashmangshme që një ditë të ndodhë. Do të ketë ngrohje për qytetarët dhe gaz për kompanitë. Për këtë qëllim, mëngjesin e sotëm EMV shpalli një thirrje për oferta nga kompani vendase dhe të huaja, të cilat kanë mundësinë të sigurojnë dhe dorëzojnë sasitë e nevojshme të gazit natyror për prodhimin e energjisë termike për termocentralet, si dhe për pjesën tjetër të konsumatorëve të gazit natyror në vend – para janë janë objektet më të mëdha prodhuese dhe shërbyese, disa prej të cilave jam në komunikim të drejtpërdrejtë me drejtorët kryesorë ekzekutivë”, thekson Kovaçevski.

Siç theksoi kryeministri, thirrja e EMV-së është e natyrës së hapur si për nga sasia, ashtu edhe për nga kohëzgjatja e dorëzimit nga furnitorët. Ai zbatohet për periudhën nga 1 janari deri më 30 prill 2023.

“Sipas asaj që kemi si informacion në Qeveri nga ministritë kompetente, në radhë të parë nga Ministria e Ekonomisë, tashmë ka pasur furnizues të interesuar me gaz. Sot janë duke biseduar me Ministrinë e Ekonomisë, ndërsa së shpejti duhet të fillojë takimi në Komisionin Rregullator për Energjetikë me institucionet kryesore nga sektori energjetik në vend”, shtoi Kovaçevski./Zhurnal.mk

Related posts

Këshilltari i Putinit jep dorëheqjen dhe ia “mbath” nga Rusia

Gazetamax.mk

Pendarovski: Mirëkuptimi i ndërsjellë dhe respekti janë shtyllat e shoqërisë maqedonase

Gazetamax.mk

Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

Gazetamax.mk