GazetaMax
Ballina

Kovaçevski pjesëmarrës në Bruksel në mbledhjen e jashtëzakonshme të NATO-s për situatën në Ukrainë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, por edhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden, si dhe të gjithë liderët e tjerë të Aleancës Veriatlantike arritën dje në Bruksel për samitin e sotëm të jashtëzakonshëm të NATO-s. Ata do të bisedojnë për situatën në Ukrainë, një muaj pas fillimit të luftës, përforcimi i mbrojtjes së anëtarëve të NATO-s, por edhe rolin e Kinës në këtë krizë, paralajmëroi dje sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg.

Siç bëri të ditur Stoltenberg dje, liderët do të bisedojnë për dërgimin e grupeve të reja të luftës në lindje të Aleancës, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovakia, që të përforcohet prania e vendeve aleate në fqinjësinë e Rusisë, të cilët frikësohen nga sulmi eventual rus në territorin e saj.

NATO qartë e bëri të ditur se çdo sulm ndaj vendit të tij anëtar menjëherë do ta aktivizojë nenin pesë të Aleancës dhe do të sjellë përgjigjen e të gjitha vendeve të tjera të Aleancës.

Por, NATO edhe më tutje nuk ka për qëllim që të hyjë në konfliktin ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, as përmes mbylljes së qiellit mbi Ukrainën, as nëpërmjet të dërgimit të trupave, Ndihma plotësuese do t’i dërgohet Kievit që të përballet me sulmet ruse.

Pritet që presidenti ukrainas, Volodomir Zelenski të përfshihet në mbledhje nëpërmjet video lidhjes dhe t’iu drejtohet 30 vendeve anëtare. Është e njohur se Kievi nga NATO do ta sigurojë qiellin ndaj Ukrainës, por për pjesën më të madhe të vendeve të Aleancës një hap i tillë është i paimagjinueshëm sepse kjo do të nënkuptonte përplasje direkte me Rusinë, ndërsa me këtë edhe luftë e mundshme në gjithë kontinentin.

Related posts

Zaev: Marrëveshja e Prespës ia vlente dhe prapë do të dëshmojë se ia vlen

Gazetamax.mk

Mos i hidhni farat e avokados: Ato mund të përdoren në ushqim dhe kozmetikë, madje mund të ulin kolesterinën!

Gazetamax.mk

Çfarë bëjnë ndryshe të rinjtë sot?

Gazetamax.mk