GazetaMax
LIFESTYLE

Jeni gati për super projektin nga unikja Annella?

Eshtë padiskutim një nga artistet më atraktive që nga luku i saj e deri te stili që ka zgjedhur të këndojë. Po flasin për këngëtaren me origjinë nga Peja por që jeton dhe vepron në Danimarkë Annella. Mësojmë se ajo sapo ka realizuar projektin e rradhës dhe nga fotot dhe mini video që e paralajmëro atë duket se do të jetë një super këngë. Titulli i këngës është “Look Like a goddes” ku do të vijë të premten e 25 Marsit me një super klip. Pas suksesit të këngës në gjuhën shqipe “Je vetëm ti” artistja internacionale do të vijë sërish në gjuhën angleze dhe me një produksion gjigand e kënga do jetë në zhanrin EDM apo Electronic Dance Music. Artistja e njohur edhe këtë këngë e ka shkruar dhe kompozuar vetë pasi ajo është dhe një poete dhe për të fjala ka një rëndësi dhe duhet patur kujdes pasi gjërat e medha vijnë nga fuqia e fjalës. Mund të themi se kjo këngë që po vjen është mjaft e bukur por ka edhe shumë rëndësi dhe veçanti për Annella. Ajo ka bashkëpunuar me producentin e ri e të talentuar Emil Severin e kënga tregon femrën e bukur dhe me glamur siç është vetë e bukura Annella ku spikat gjithmonë me lukun e saj dhe rëndësia e elegancës që mund ta shohim vetëm te Annella. Ndërsa të gjithë janë në pritje të këtij projekti gjigand ne ju lëmë të shihni disa foto nga klipi që po vjen.

https://www.instagram.com/tv/CbbmM1tjpB1/?utm_medium=copy_link

Related posts

Studimi: Selifet shkaktojne kriza epileptike

e-max

Nuk do t’iu besoni syve, kështu dukej Meda e Lulja në kohën e rinisë

e-max

Këngëtari David Dreshaj vishet dhe uroi kështu për Festën e Flamurit

e-max