GazetaMax
Lajme

Kovaçevski – Shole: Partneriteti strategjik asnjëherë më i fuqishëm

Shkup 11 janar – Partneriteti strategjik i Maqedonisë së veriut me SHBA-në është mbështetje e fuqishme për përparimin e mëtutjeshëm të shtetit dhe për të gjitha proceset e rëndësishme për të ardhmen e saj demokratike dhe për avancimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, u konstatua në takimin e sotëm të kryetarit të Qeverisë, Dimitar Kovaçevski me Derek Shole, këshilltar i sekretarit amerikan të Shtetit, Entoni Blinken.

Në takim, në të cilin, siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, morën pjesë edhe zëvendëskryeministrja e ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi si dhe zëvendës shefi i Ambasadës së SHBA-së në Shkup, Erik Mejer dhe përfaqësues të Ambasadës, u vlerësua se miqësia tradicionale, e sinqertë dhe shumëvjeçare me SHBA-në ka rëndësi të madhe në zhvillimin e proceseve demokratike, reformuese dhe integruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim, ceket, është biseduar për çështje aktuale të rëndësishme për eurointegrimet e shtetit, për përballjen me krizën ekonomiko-energjetike, për situatën në kontekst rajonal. Në atë drejtim është potencuar mbështetja e qartë nga SHBA-ja për përparimin në eurointegrimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si çështje e rëndësishme edhe për perspektivat evropiane, stabilitetin dhe sigurinë edhe në rajon, që u tregua posaçërisht e domosdoshme, pas lutë në Ukrainë.

Kryeministri Kovaçevski, shtohet, u falënderua për miqësinë e madhe dhe partneritetin strategjik me SHBA-në, në marrëdhëniet bilaterale edhe në kuadër të Aleancës së NATO-s.

“Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski vlerësoi se ky është një takim shumë i rëndësishëm, me përfaqësues të rëndësishëm të SHBA-ve, në të cilin ka mundësi të diskutohet për tema më aktuale që kanë të bëjnë me ruajtjen e kursit reformues të shtetit dhe vendimet e nevojshme që duhet të merren gjatë vitit 2023, në mënyrë që Maqedonia e Veriut pa ndërprerë të vazhdojë negociatat me BE-në. Në këtë drejtim, Kryeministri Kovaçevski tregoi konstruktivitetin e nevojshëm në Kuvend për miratimin e ndryshimeve e kushtetuese, me qëllim për të lëvizur drejt rrugës evropiane”, qëndron në kumtesë.

Në takim, Kryeministri Kovaçevski e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm që ka Maqedonia e Veriut me SHBA-në në luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e së drejtës, me qëllim të avancimit të sundimit të së drejtës dhe forcimit të luftës kundër korrupsionit.

Si një nga temat u veçua edhe kryesimi i vendit tonë me OSBE-në, ku Kryeministri Kovaçevski theksoi përgatitjet e ministrit Osmani për prezantimin e prioriteteve të presidencës maqedonase me OSBE-në gjatë ditëve në vijim në Vjenë.

Vëmendje të veçantë iu kushtua pjesës rreth përballimit me krizën energjetike, për të cilën Qeveria është shumë e përkushtuar, ndërsa ka mbështetje edhe nga partnerët tanë të SHBA-së.

Pas takimit, që u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive, u dakordua për një takim të ri në pjesën e dialogut strategjik që ka Republika e Maqedonisë së Veriut me SHBA-të, i cili është paraparë të zhvillohet në gjysmën e parë të këtij viti 2023, qëndron në kumtesë.

Related posts

Esmeralda Mallosi: Politika është një mjet i fuqishëm për të adresuar çështje të rëndësishme sociale

Gazetamax.mk

Taravari zgjidhet kryetar i ASH deri në kongres

Gazetamax.mk

Konfiskohen puro luksoze në vlerë prej 1.200.000 denarëve

Gazetamax.mk