GazetaMax
Lajme

Kovaçevski takon Heger dhe Piç: Sa më shpejtë Maqedonia e Veriut fillojë negociatat me BE-në

Shkup, 3 qershor – Kryministri, Dimitar Kovaçevski sot pati takim me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Mbretërisë së Bashkuar, Stjuart Piç , ku u potencua se Ballkani Perëndimor tërësisht i integruar nuk është vetëm interes politik, i sigurisë dhe ekonomik i BE-së, por edhe investim gjeostrategjik në rajon stabil dhe prosperues dhe se në atë drejtim hapja e negociatave inkuadruese të BE-së me Maqedoninë e Veriut është kyçe për nxitjen e përparimit pozitiv dhe për çështjet e tjera të hapura siç është dialogu Beograd – Prishtinë dhe situata në Bosnje e Hercegovinë.

Në takim, i cili u mbajt gjatë konferencës për siguri GlobSek 2022 në Bratisllavë, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, Kovaçevski theksoi se kontaktet e shpeshta me të dërguarin e posaçëm Piç janë rezultat i angazhimit të përforcuar të Mbretërisë së bashkuar në Ballkanin Perëndimor dhe për promovimin e çështjeve për siguri rajonale dhe mbështetje të shoqërive demokratike për një rajon stabil dhe prosperues. Njëkohësisht, siç theksoi, takimet me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin perëndimor të Mbretërisë së Bashkuar, Stjuart Piç janë nxitje dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkaur.

Kovaçevski, në emër të tij dhe të Qeverisë dhe popullit, shprehi kënaqësi që Maqedonia e Veriut ishte vendi i parë nga Evropa që e mbajti takimin e parë të Këshillit për partneritet, tregti dhe bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim që të sigurohet zhvillim i papengueshëm dhe i vazhdueshëm i bashkëpunimit të afërt mes dy vendeve, posaçërisht në bashkëpunimin afarist, ceket në kumtesë.

Në margjinat e konferencës për sigurinë GlobeSek 2022 që po mbahet në Bratislavë, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski gjithashtu ka takuar edhe homologun e tij, kryeministrin e Republikës së Sllovakisë Eduard Heger.

Në takim, sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, të dy kryeministrat shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, të cilat së fundmi janë forcuar dhe avancuar më tej me hapjen e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bratislavë.

Dy kryeministrat theksuan se aktivitetet e Ambasadës do të japin shtysë shtesë për zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik me Sllovakinë dhe vendet anëtare të Grupit të Vishegradit.

Në një bisedë me kryeministrin sllovak Heger, kryeministri Kovaçevski u falënderua për përfaqësimin e vazhdueshëm publik dhe deklaratat drejtuar përfaqësuesve më të lartë të Republikës së Sllovakisë për mbështetjen e qartë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, siç është nisma e përbashkët me Republikën Çeke për bllokimin e miratimit të marrëdhënies me procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat përmbajnë referenca të papranueshme për disa çështje historike.

Kryeministrat Kovaçevski dhe Heger ranë dakord se ishte koha e fundit që Maqedonia e Veriut dhe rajoni të marrin një mesazh të fortë, të qartë dhe koherent nga të gjitha vendet anëtare dhe institucionet e BE-së për të filluar negociatat e anëtarësimit për të riafirmuar perspektivën e tyre evropiane.

Bllokimi në procesin e anëtarësimit në BE, u tha në takim, paraqet rreziqe të forta të sigurisë dhe tani është koha që BE të njohë përpjekjet e vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur sa më shpejt negociatat e anëtarësimit pa shtyrje

Related posts

Garë stafetore humanitare “Shtrije dorën 2022” për personat me Uillson

Gazetamax.mk

Ndërron jetë profesoresha Tatjana Petrushevska nga Un. “Shën Kirili dhe Metodi” (Foto)

Gazetamax.mk

Shfuqizohet detyrimi për posedimin e certifikatës së vaksinimit apo certifikatës për Kovid-19 të tejkaluar

Gazetamax.mk