GazetaMax
Lajme

Krerët qeveritar në takim te Erdogani, konfirmohen marrdhëniet e shkëlqyera diplomatike

Stamboll, 13 qershor – Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, sot qëndroi për vizitë pune në Turqi, ndërsa takoi presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, informon Zhurnal.

Ekipi qeveritar u përbë nga kryeministri Kovaçevski, shefi i diplomacisë, Bujar Osmani si dhe ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.

Kovaçevski duke njoftuar për takimin, ka shkruar se Maqedonia e Veriut dhe Turqia janë dy vende aleate, të cilat tradicionalisht janë kujdesur për marrdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe ekonomike.

Siç bënë të ditur nga ana tjetër ministri i brendshëm Spasovski, në takim është biseduar për disa çështje të ndryshme mes çka për bashkëpunimin e mirë ekonomik, tregëtinë, shëndetësinë etj.

“Si aleatë të NATO-s ndajmë vlerat e njejta të cilat na pozicionojnë si faktor për stabilitet dhe siguri në rajon, e pikërisht politika e mirë ndërfqinjësore dhe lidhja rajonale është lakmus test për fillimin e negociatave me BE-në, diçka për të cilën ne treguam gatishmëri dhe për të cilën kemi mbështetje të fuqishme nga Turqia.

Lidhjet me Turqinë janë miqësore dhe të afërta, nuk kemi dallime dhe çështje të hapura, ndajmë histori dhe kulturë të përbashkët të cilat janë në interes të mirëkuptimit tonë. Falenderime për presidentin Erdogan për mbështetjen e dhënë për zhvillim të marrdhënieve ekonomike, si dhe për mbështetjen në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Spasovski.

Ndërkohë edhe ministri i jashtëm Bujar Osmani ka shkruar se Maqedonia e Veriut dhe Turqia sivjet shënojnë 30 vjetorin e marrdhënieve diplomatike, të cilat karakterizohen me raporte bilaterale tradicionalisht të afërta dhe miqësore.

Osmani shprehet se Turqia është një prej partnerëve më të mëdhenj tregëtar të RMV-së, me potencial që shumë shpejt ta kalojnë shifrën e një milliard dollarësh shkëmbimi në nivel vjetor. /Zhurnal.mk

Related posts

Ministri Osmani takoi ambasadoren e re amerikane, Angela Prajs Ageler

Gazetamax.mk

Shpallja e dedikuar për ndarjen e tokës për kultivimin e kulturave strategjike

Gazetamax.mk

Hepatiti i ri që prek fëmijët, zbulohet edhe në Greqi, sa jemi të rrezikuar ne?

Gazetamax.mk