GazetaMax
Adrenaline

Kreu i Federatës së Futbollit të Irlandës së Veriut shtroi darkë për delegacionin e FFK-së

Presidenti i Federatës së Futbollit të Irlandës së Veriut, Conrad Kirkwood, në prag të ndeshjes së nesërme Irlandë e Veriut – Kosovë ka shtruar darkë për delegacionin e FFK-së, në krye me presidentin Agim Ademi, i cili ishte i shoqëruar nga nënkryetari Bakir Burri, u.d.sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj, drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe menaxheri i ekipit, Bajram Shala.
Gjatë kësaj darke fillimisht presidenti Kirkwood e përshëndeti delegacionin e FFK-së në gjuhën shqipe “Mirëmbrëma”, teksa falënderoi kreun e FFK-së për mikpritjen e ngrohtë në Prishtinë në qershor.
Ai theksoi se ka kaluar momente shumë të mira gjatë vizitës në Kosovë dhe me kënaqësi pret të vijë sërish.
Kirkwood shprehu shpresën për një lojë të mirë në ndeshjen e nesërme nga të dyja palët. Ndërkaq, presidenti Ademi shprehu kënaqësinë për mikpritjen e ngrohtë nga krerët e futbollit në Irlandën e Veriut dhe shprehu bindjen se futbolli në të dyja vendet do të vazhdojë progresin edhe në të ardhmen.
Ai po ashtu i bëri ftesë zëvendëspresidentit të FIFA-s, David Martin, i cili ishte i pranishëm në darkë, që të vijë në Kosovë për ta mirëpritur së bashku presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, më 30 shtator. Në fund të darkës, të dyja delegacionet shkëmbyen dhurata.

Related posts

Zyrtare: Pogba lojtari më i ri i Juventusit

Gazetamax.mk

Pa gola mbyllet pjesa e parë në mes Bayernit dhe Villarrealit

Gazetamax.mk

Mësohet kundërshtari i funditi i grupit për Kosovën në Ligën e Kombeve

Gazetamax.mk