GazetaMax
Lajme

Kriza e drejtësisë në QKSUK: Alarmi për abuzimet, presionin dhe dhunën psikike ndaj punonjësve nuk ka të ndalur

Deputetja Valentina Bunjaku, në fjalimin e sotshëm, është ndalur tek të punësuarit në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare te Kosovës që ndihen të rrezikuar në vendin e tyre të punës për shkak të abuzimeve, presionit, dhe dhunës psikike qe ushtrohet ne menyre sistematike nga menaxhmenti i kësaj qendre andaj janë shqetësuese dhe duhet trajtuar me seriozitet.

“Në rastin e Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, është e rëndësishme që këto pretendime të adresohen dhe të hetohen në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Këto ankime duhet të adresohen te organet kompetente të drejtimit të institucionit shëndetësor dhe nëse është e nevojshme, të përfshihen autoritetet më të larta të qeverisë për të siguruar një hetim të pavarur dhe të plotë, pse jo edhe komision hetimor parlamentar.

Është e rëndësishme që të gjitha ankesat dhe pretendimet të trajtohen me seriozitet dhe respekt për të drejtat dhe mirëqenien e punonjësve ne këtë qendre.

Nga evidencat zyrtare të Qendrës Klinike Universitare te Kosovës në periudha të ndryshme kohore duke filluar nga viti 2022 e këndej, për shkak të shkeljeve të ndryshme të niveleve të ndryshme ligjore dhe nënligjore:
të Drejtorit të QKSUK së Dr Kastriot Meqa,
Dr, Aida Rexhepi – zëvendës drejtoresha,
Dr Miranda Stavileci – ish zëvendës drejtoresha e shëndetësisë dhe
Dr Bylbyl Reqica – drejtori aktual i shëndetësisë:
janë evidentuar këto shkelje dhe abuzime, të cilat në brendinë e tyre paraqesin kundërvajtje administrative, keq menaxhim dhe vepra penale të dënueshme sipas kodit penal të Republikës së Kosovës.

Ne mesin e këtyre padive penale dhe civile, bëjnë pjese:

Padi për shkelje procedurale dhe esenciale të Ligjit të procedurës administrative të Kosovës.
Padi për nepotizëm, sistemim të punëtoreve në mënyrë të kundërligjshme në vende të punës përbrenda QKSUK jashtë procedurave të parapara ligjore, për shkeljet gjate investimeve ne punët riparuese
Padi për shkelje te se drejtës diskrecionale për caktim në vendin e punës
Padi për shkelje te procedurave te konkursit për punësim te specialistëve dhe për manipulim të testeve me shkrim
Padi për shkelje esenciale materiale dhe procedurale sa i përket shpalljes së një Konkursi të brendshëm nga QKSUK për rekrutimin e pozitave për shefa të klinikave.
Padi për kërcenim dhe shantazhim dhe falsifikim te listave te vijueshmërisë
Gjithashtu një problem tjetër ne QKSUK, qe ka shkaktuar reagim janë edhe Formularët për vlerësimin e rezultateve në punë gjate periudhës janar – dhjetor 2023. Ky vlerësim si qellim ka pasur dëmtimin e reputacionit të të vlerësuarve dhe imazhit të mirë te këtyre mjekeve specialist dhe në kundërshtim te plote me ligjin respektivisht, Rregulloren Nr. 21/2020 Për Procedurën E Vlerësimit Të Rezultateve Në Punë Të Nëpunësve Civil Dhe Nëpunësve Të Shërbimeve Publike, duke detyruar drejt dorëheqjes edhe Dr Ali Gashin, mjek specialist dhe shef i klinikes se Kirurgjisë Orale me përvojë gati 40 vjeçare”.

Related posts

Aktori dhe modeli Avni Selimi gjen dashurinë dhe bëhet baba

Gazetamax.mk

Arsovska: Qyteti i Shkupit do të funksionojë ashtu si deri tani por me persona me integritet

Gazetamax.mk

Kompanitë kërkojnë thjeshtësim të procesit për vendosjen e fotovoltaikëve

Gazetamax.mk