GazetaMax
Lajme

Kriza mbyll shumë lokale

Shkup, 22 Tetor – Një copë letër ku shkruhet lokali jepet me qira ose shitet, një dry në derë apo thjesht një lokal tërësisht i zbrazët janë bërë pamje e zakonshme nëpër kryeqytet.

Në vendet që dikur ishin ndër më të frekuentuarat, sot gati çdo ditë mbyllet një biznes i ri. Të shqetësuar pasi të gjithë fqinjët po mbyllin bizneset, pronarët që anketuam theksojnë se kriza me pandeminë ka qenë grushti i parë me të cilin janë goditur. Nuk e dinë edhe për sa kohë mund të rezistojnë në këtë kohë krize ekonomike dhe energjetike, shkruan Alsat.

Sipas përvojës time, se jam një kohë të gjatë që merrem me lokal dhe këtë profesion. Pas pandemisë filluan gjërat, ajo pauza që ishte, jo puno jo mos puno, jo me vaksina jo pa vaksine, ky ishte grushti i parë. Dy vjet vazhdoi kjo, pas asaj vazhduan gjërat me rritjen e çmimeve dhe aq kemi kapacitet ne, nuk mund të durojmë tre vjet. Nuk kemi sistem që dikush mund të të rrijë mbrapa, prej shtetit ke marrë 500 euro, 250 duhesh t’ua kthesh, paramendoje çfarë ndihmë 500 euro…..”, Pronar lokali.

Qytetarët të shqetësuar që kriza ekonomike çdo ditë e më shumë po zgjerohet. Thonë se nëse situata vazhdon kështu, të gjitha dyqanet mund të mbyllen.

“3:13 Ekonomia e bën të veten, ekonomia, skamja e bën, punë nuk ka. Ato krejt prej turistëve ushqehen dyqanet….03: 30 krejt dyqanet do të mbyllen….” tha një Qytetar.

“02:24 Ne jemi njerëz të munduar shumë, pak a shumë do t’u përballojmë disa gjërave, por çfarë tu bëjmë atyre që s’kanë aspak të ardhura dhe kanë mbet as të vdesësh as me qenë në mesin tonë, se kështu do të vjen koha. Varfëria bie gjëra të këqija nuk bie të mira…. ” tha një Qytetar.

“3:58 Shteti nuk ka buxhet, pronarët paguajnë taksa, punëtorët s’kanë se si ti paguajnë dhe po i lëshojnë, si t’i lëshojnë punëtorët edhe dyqanet i mbyllin…. 4:28 Populli nuk ka punë, rinia kanë ikë nëpër Evropë, kërkojnë ekzistencë më të mirë, këtu për 200 euro nuk punohet. Një litër qumësht 100 denarë, 1 kg groshë 160 denarë, jeto po munde me 200 euro.” tha një Qytetar.

Faturat e larta të energjisë elektrike, varfëria tek popullata dhe ulja e numrit të konsumatorëve po ndikon që shumica e pronarëve të bizneseve të mos mund t’u mbijetojnë krizave të njëpasnjëshme dhe në këtë mënyrë të vendosin mbylljen e bizneseve.

Related posts

Osmani del me video emotive: Nga ëndrrat fëmijërore deri te suksesi në diplomacinë multilaterale

Gazetamax.mk

Shahadin Mejzini mësimdhënës e piktor i dalluar

Gazetamax.mk

Bekteshi: Tarifa e lirë e rrymës do të mbetet

Gazetamax.mk