GazetaMax
Lajme

Kriza me qumështin/ Shteti e blen për 20, ndërsa e shet për 80 denarë

Shkup, 11 Shtator – “Fëmijët çfarë do të bëjnë pa qumësht? Edhe pak edhe miell nuk do të ketë edhe buk nuk do të ketë. Por kjo për shkak se të rinjtë nuk e duan këtë punë”.

Blegtori Ajeti nga Kondova e Komunës së Sarajit nuk do të mbetet pa qumësht pasi që ai çdo ditë në mëngjës dhe mbrëmje mjel lopët dhe nxjerr rreth 40 litra qumësht informon KlanM.  Ai thotë që banorët më shumë preferojnë të blejnë qumështin e gatshëm në dyqane, ndërsa të rinjtë nuk kanë dëshirë të merren me këtë punë.

“Ndoshta për shkak të krizës me qumështin njerëzit do të blejnë më shumë?!

“Nuk ma merr mendja. Njerëzit janë mësuar më lehtë të blejnë qumshtin e gatshëm. Këtë qumshët duhet të vlohet, pastaj të pihet. Ato e kanë gati ashtu si e blenë në shitore. Kështu është më rëndë duhet ta vlosh pastaj ta pish”, deklaroi blegtori.

Është i revoltuar se shteti kërkon ta blen qumështin 20 denarë ndërsa pastaj e shet atë për 80 denarë. Për këtë ai ka vendosur që qumështin t`ua shes banorëve të fshatrave përreth.

“Shumë pak paguajnë 20-25 denarë së paku duhet 30 denarë të na paguajnë.  70-80 denarë e shesin ndërsa mua ma paguan 20-30 denarë. Mundi im nuk paguhet. Gjithçka është shtrenjtuar, ushqimi për kafshët është i shtrenjtë”, deklaroi Ajeti.

Për shkak të mungesës së qumështit, Serbia ka ndaluar eksportin e qumështit, përveç përMaqedoninë dhe Shqipërinë dhe ka ulur marzhën për tregtarët. Në vend të 12 për qind, nga shitja e qumështit do të fitojnë maksimum 5 për qind. Në Serbi është kufizuar çmimi i qumështit. Një litër qumësht nuk mund të shitet për më shumë se 129 dinarë serb apo 67 denarë.

Edhe përkundër kësaj në vendin tonë kanë filluar të zbrazen raftet, shumë qytetarë kanë blerë qumësht me shumicë, sikurse në muajt e kaluar kur qytetarët blenin vaj, miell e sheqer.

Related posts

LSDM: Dështoi edhe një skenar i VMRO-së dhe Levicës për shkaktimin e incidenteve

Gazetamax.mk

Bytyqi: Do të importohen punëtor nga jashtë, fillimisht nga Ballkani Perëndimor

Gazetamax.mk

Ballkani i Hapur, Ahmeti: Mund t’i bashkëngjiten të gjithë ato shtete që mendojnë se është në dobi të vëndeve të tyre

Gazetamax.mk