GazetaMax
Lajme

KRSKRR: Kultura e trafikut, etika, toleranca në trafik nuk janë ende në nivel të kënaqshëm

Shkup, 11 maj – Duke e ditur nevojën për përforcimin e vetëdijes për kulturë në trafik, më 11 maj të vitit 2015, në Hungari, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për herë të parë u organizua manifestim për nder të vetëdijesimit për rëndësinë dhe ndikimin e kulturës së trafikut në sigurinë në komunikacion. Kjo ngjarje është shndërruar në ngjarje tradicionale të njohur si “Dita e kulturës në trafik”, kumtuan nga Këshillit Republikan për Sigurinë në Trafikun Rrugor.

KRSKRR informon se kultura e komunikacionit është mënyrë e perceptimit të raporteve në komunikacion, mënyrë e lëvizjes dhe sjelljes në komunikacion e cila duhet të jetë në drejtim të përmbushjes së interesave të përgjithshme dhe të përbashkëta të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, e që është zhvillim i qetë dhe i sigurt i komunikacionit.

Theksojnë se kultura e komunikacionit, etika, toleranca në komunikacion ende nuk janë në nivel të kënaqshëm.

“Në pajtim me këtë, synimi i KRSKRR është të ndërtojë sistem të vlerave shoqërore, në të cilin siguria në komunikacion, kultura dhe etika e trafikut, do të zënë vend të përshtatshëm dhe rëndësishëm. Faktori njerëzor është një nga elementët kyç që ndikon në nivelin e sigurisë në komunikacion. Kjo para së gjithash ka të bëjë me perceptimet dhe sjelljen e pjesëmarrësve në trafik, perceptimin e tyre për rrezikun në komunikacion, sjelljen e përgjegjshme, ndërgjegjshmërinë, qëndrimin e pjesëmarrësve në komunikacion ndaj rëndësisë së sigurisë në komunikacion në përgjithësi etj”, thonë nga KRSKRR.

Procesi i ndryshimit të shprehive dhe kulturës së sjelljes në komunikacion është i ngadalshëm dhe i vështirë, andaj siç theksojnë ata, KRSKRR i kushton vëmendje të veçantë më të rinjve për të ndërtuar një nivel më të lartë të kulturës dhe etikës në komunikacion që në moshë të re.

“Është e nevojshme t’u mësohet fëmijëve kultura e trafikut që në moshë të vogël. Përvoja tregon se ne u mësojmë fëmijëve shumë gjëra dhe nuk i mësojmë sa duhet se si të jenë përdorues të sigurt dhe shembullorë të rrugës. Familja dhe institucionet arsimore kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës së trafikut të fëmijëve. Qëndrimi i prindërve në komunikacion, qoftë në rolin e këmbësorit apo drejtuesit të mjetit në të cilin lëviz fëmija, si dhe respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga të rriturit, ka një ndikim të madh në zhvillimin e kulturës së trafikut tek fëmija si pjesëmarrës në komunikacion”, thonë nga KRSKRR.

Nga KRSKRR thonë në vazhdimësi realizon fushata parandaluese-edukative që do t’i vazhdojmë edhe në të ardhmen, sepse siguria në komunikacion dhe shumë jetë njerëzore varen nga kultura e trafikut të pjesëmarrësve në trafik.

Related posts

Bytyqi: Mbi 70 për qind janë realizuar projektet nga Programi TAV

Gazetamax.mk

Nuk dorëzohet Ukraina, i thotë jo kapitullimit në Mariupol

Gazetamax.mk

BDI: Heshtja e Mickoskit ndaj luftënxitjës së Nikollovskit, aprovim i orientimit antishqiptar të VMRO-së

Gazetamax.mk