GazetaMax
Lajme

Kryeministri bullgar vjen në Maqedoni për hapjen solemne të korridorit hekurudhor

Shkup, 28 tetor – Ushtruesi i detyrës kryeministër i Bullgarisë, Galab Donev, të shtunën do të udhëtojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ftesë të nikoqirit të tij, kryeministrit Dimitar Kovaçevski, për të marrë pjesë në ceremoninë me rastin e fillimit të ndërtimit të pjesës lindore të Korridorit hekurudhoir VIII, aksit Kumanovë – Belakoc – Kriva Pallankë, kumtoi qendra për shtyp e qeverisë bullgare.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, ngjarja do të mbahet të shtunën, në orën 12:00, në afërsi të Kumanovës, ndërsa do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri bullgar për politika ekonomike dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Hristo Aleksiev.

Korridori panevropian VIII, siç përkujton korrespondenti i MIA-s, e lidhë Bullgarinë me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe përmes detit me Italinë. Kjo është rutë kyçe në raport me përforcimin e lidhshmërisë së rajonit, duke krijuar lidhje intermodale mes Detit të Zi dhe atij Adriatik. Korridori mund të krijojë vlerë të rritur të shtuar për zhvillimin e tërë rajonit ballkanik. Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bëjnë përpjekje të përbashkëta për kompletimin e tij me ndërtim të projekteve kryesore për infrastrukturën hekurudhore transportuese në territoret e tyre. Bullgaria punon aktivisht në përfshirjen e Korridorit VIII në rrjetin prioritar evropian transportues në drejtimin Sofje – Shkup – Durrës – Tiranë dhe ai të përcaktohet si pjesë e korridorit evropian “Ballkani perëndimor”.

Related posts

Aleanca për shqiptarët nesër do të formojë ekipin për negociata për hyrje në Qeveri

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Për t’u përballur me krizën energjetike nevojitet bashkëpunim e jo duel

Gazetamax.mk

Tearca i ngelet besnik vizionit të Ali Ahmetit, Shaban Memeti udhëheqës i shtabit të BDI

Gazetamax.mk