GazetaMax
Lajme

Kryetari i Bogovinës, Besnik Emshiu uron besimtarët për muajn e shenjtë të Ramazanit

Të nderuar qytetarë të komunës së Bogovinës,

Të nderuar besimtarë të konfesionit Islam,
Nesër është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit, me këtë rast dëshiroj të ju shpreh urimet më të përzemërta duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, harmoni, qetësi shpirtërore dhe begati në familjet tuaja.
“Muaji Ramazan, që në të (filloi të) shpallet Kurani, është udhërrëfyes për njerëz, sqarues i rrugës së drejtë, dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush prej jush e përjeton këtë muaj, le ta agjërojë!” (El-Bekare, 185).
Uroj se ky muaj do e shtojë ndjenjën e mirësisë, të solidaritetit dhe mirëkuptimit mes besimtarëve të konfesioneve të ndryshme dhe etnive.
Prandaj, me respekt dhe kënaqësi, në emër të komunës së Bogovinës dhe në emrin tim personal, Ju uroj këtë muaj të agjërimit gjithë besimtarëve
Besnik Emshiu
Kryetar i komunës së Bogovinës

Related posts

Takim i Osmanit me Cederfelt dhe Montella

Gazeta Max

Gabime trashanike në librin e historisë maqedonisht! Çfarë po mësojnë nxënësit ? (foto)

Gazeta Max

Kushtrim Ahmeti zgjidhet u.d rektor i Universitetit të Tetovës

Gazeta Max